• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK MERR NËN HETIM 23 ISH GJYQTAR/ 9 dosje për ish-anëtarët Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u emëruan nga PD-LSI
Home
Aktualitet
Drejtësi

SPAK MERR NËN HETIM 23 ISH GJYQTAR/ 9 dosje për ish-anëtarët Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u emëruan nga PD-LSI

23 January, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Nga Adriatik Doçi

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) po heton 23 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të profilit të lartë, ku 9 dosje janë hapur për ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, të emëruar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta para vitit 2014, por që sot janë shkarkuar dhe vetëlarguar nga drejtësia, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut. 23 njerëzit e drejtësisë së vjetër që po shembet nga Vetingu, po hetohen për pasuri të paligjshme, fshehje dhe mashtrim me deklaratat e pasurisë, vepër penale kjo e parashikuar neni 257/a i Kodit Penal. Shqiptarja.com kërkoi pranë SPAK dhe ILDKPKI emrat e gjyqtarëve që u janë hapur dosjet e pasurive, por që të dy institucionet thanë se emrat konsiderohen sekret.

Megjithatë, hetimi i 23 ish-gjyqtarëve të profilit të lartë reflektohet nga një dokument i qeverisë së ditëve të fundit, për planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, për periudhën 2021-2023, ku një nga kolonat kryesore është lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta. Qeveria ka marrë informacion të detajuar nga SPAK mbi dosjet e korrupsionit, duke i reflektuar në dokument. Mësohet se në këtë aksion anti-korrupsion nuk përfshihet dy dosje të ish-kryeprokurorit dhe kallëzimi i avokatit Fran Dashi për 20 ish-magjistratë.

“SPAK ka filluar procedime penale kundër 23 ish-magjistratëve, duke përfshirë 9 çështje në lidhje me gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Hetimet e pasurisë në lidhje me këto raste janë ende në proces. Sipas të dhënave të SPAK, ka pasur së paku 22 raste të referuara ndaj kësaj strukture për fillimin e procedimit penal në 2020 në lidhje me zyrtarë të lartë”, thuhet në dokumentin e qeverisë të siguruar nga Shqiptarja.com.

Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese të shkarkuar nga organet e Vetingut janë: Bashkim Dedja, Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Altina Xhoxhaj, Gani Dizdari, Admir Thanza, Tom Ndreca, Edmond Islamaj dhe Artan Broci. Majlinda Andrea është dënuar për korrupsion, ndërsa kanë dhënë dorëheqjen Mirela Fana, Andi Çeliku, Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani, Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo. Në të gjithë sistemin, kanë dhënë dorëheqjen 56 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa janë shkarkuar 110.

Hetimi dhe ndëshkimi i njerëzve të drejtësisë, të cilët i rrëzoi ‘kosa’ e Vetingut është një kusht i vendosur nga Brukseli për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Në nëntor të vitit 2020, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u kujtoi autoriteteve shqiptare plotësimin e këtij kushti. Në fund të 2020, kreu i SPAK, Arben Kraha paralajmëroi se të 2021 do të jetë një vit i vështirë për të korruptuarit. Në 13 janar 2021, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se “Ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi”.

Ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë

Bashkim Dedja, Gjykata Kushtetuese, i emëruar në 2010 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë.

Fatos Lulo, Gjykata Kushtetuese, i emëruar në 2010 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë.

Besnik Imeraj, Gjykata Kushtetuese, i emëruar nga PD-LSI në 2013. Dha dorëheqjen më 31 janar 2018, duke shmangur vetingun. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

Fatmir Hoxha, Gjykata Kushtetuese, i emëruar në 2011 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë.

Altina Xhoxhaj, Gjykata Kushtetuese, e emëruar në 2010 nga PD-LSI, e shkarkuar nga Vetingu për pasurinë.

Gani Dizdari, Gjykata Kushtetuese, i emëruar në 2013 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë.

Sokol Berberi, Gjykata Kushtetuese, i emëruar nga PD në 2007. Dha dorëheqjen në 2016. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese i emëruar në prill 2007 nga PD, jep dorëheqjen në korrik 2017, pasi përfundon mandatin. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

Admir Thanza, Gjykata Lartë, i shkarkuar nga Vetingu për shkak të fshehjes së një dënimi në Itali për vjedhje dhe mosjustifikimit të pasurisë. Emëruar nga PD në 2013.

Tom Ndreca, Gjykata e Lartë, i shkarkuar nga Vetingut, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë dhe kontakteve me një person të inkriminuar. Emëruar nga PD në 2013.

Edmond Islamaj, Gjykata e Lartë, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. Emëruar nga PD.

Artan Broci, Gjykata e Lartë, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. Emëruar nga PD në 2013.

Majlinda Andrea, Gjykata e Lartë, e dënuar për korrupsion, e emëruar nga PD në 2008.

Mirela Fana, Gjykata e Lartë, emëruar nga PD në 2009. E dorëhequr në 2017 para Vetingut. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

Andi Çeliku, Gjykata e Lartë, emëruar nga PD në 2008. I dorëhequr në 2017 para Vetingut. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvëndësohej.

Aleksandër Muskaj, Gjykata e Lartë, emëruar nga PD në 2008. I dorëhequr në 2017 para Vetingut. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvëndësohej.

Evelina Qirjako, Gjykata e Lartë, emëruar nga PD në 2008. E dorëhequr në 2017 para Vetingut. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvëndësohej.

Guxim Zenelaj, Gjykata e Lartë, emëruar nga PD në 2008. I dorëhequr në 2017 para Vetingut. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

Arjana Fullani, Gjykata e Lartë, emëruar nga PD në 2008. E dorëhequr në 2017 para Vetingut. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvëndësohej.(Shqiptarja.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ÇEK/ Mesfushori i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës, Olainka i “vret” shpresën për pikë (VIDEO)
Previous article DILEMA/ A e infekton trurin e njeriut virusi Sars Cov-2?

F.autor

Postime të ngjashme

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie Aktualitet

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

EKSTRADOHET NGA SPANJA DJALI I ISH-KRYEPOLICIT ERZEN BREÇANI/ Akuzohet për trafik droge me Ervin Matën, u kap nga përgjimet e SKY ECC Aktualitet

EKSTRADOHET NGA SPANJA DJALI I ISH-KRYEPOLICIT ERZEN BREÇANI/ Akuzohet për trafik droge me Ervin Matën, u kap nga përgjimet e SKY ECC

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT