• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK MBYLL HETIMT PËR VRASJEN E VAJDIN LAMAJT/ Çon për gjykim të akuzuarit: Nga Shullazi te Lul Berisha
Home
Breaking News

SPAK MBYLL HETIMT PËR VRASJEN E VAJDIN LAMAJT/ Çon për gjykim të akuzuarit: Nga Shullazi te Lul Berisha

15 February, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Hetimet për vrasjet e bujshme të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut kanë përfunduar në SPAK, ndërsa grupi i Emiljano Shullazit është dërguar ditën e sotme për gjykim.

Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj, Lulzim Berisha, Indrit Taullau dhe Luftar Reçi janë marrë të pandehur, ndërsa ndaj tyre SPAK ka ngritur akuzat e “Vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Njoftim për media

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.252 të vitit 2020.

Në përfundim të hetimeve paraprake, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim shtetasit:

Viktor Bajraktari (Imeraj), i akuzuar se ka kryer veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/2, 334/2 të Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve” në formën e përdorimit, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal si edhe të veprës penale të “Futja, mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal.
Emiljano Shullazi, i akuzuar se ka kryer veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/1, 334/2 të Kodit Penal.
Indrit Taulla, i akuzuar se ka kryer veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/2, 334/2 të Kodit Penal si dhe të “Vrasjes me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.
Lulzim Berisha, i akuzuar se ka kryer veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 78/2, 76/22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.
Plaurent Dervishaj, i akuzuar se ka kryer veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.
Indrit Rusi, i akuzuar se ka kryer veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.
Luftar Reçi, i akuzuar se ka kryer veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/2, 334/2 të Kodit Penal si dhe të “Vrasjes me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.
Hetimet vazhdojnë në një procedim penal të ndarë në ngarkim të bashkëpunëtorëve në kryerjen e veprave penale etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Franca fal ata persona që kanë pasaporta të rreme të vaksinimit
Previous article INCENERATORËT/ “Dëshmojnë” administratorët, Tabaku: Pronarët zbrazën bankat dhe u zhdukën

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT