gjykim në GJKKO dosjen ndaj Ervin Matës, i dyshuar si drejtues i një grupi kriminal që ka trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt Europës.
Pas rreth tre vitesh veprime hetimore, SPAK ka ngritur ndaj Matës akuzat për “Trafikim të narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit, atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Hetimet janë kryer nga shefi i Seksionit për Krimin e Organizuar në SPAK, Vladimir Mara.
Ervin Mata u arrestua në muajin prill në Brazil, në kuadër të procedurave të kërkuara nga autoritetet shqiptare. Pak ditë më parë, Gjykata Supreme Federale e Brazilit dha dritën jeshile për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Sipas hetimeve të SPAK, grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga Ervin Mata ka trafikuar rreth 250 kilogramë kokainë. Ngarkesa dyshohet se ishte nisur nga Brazili dhe kishte destinacion aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, në fund të shtatorit 2022.
Ndaj Matës ishte caktuar në mungesë masa e sigurisë “arrest në burg” në tetor të vitit 2023.


