• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK LËSHOI URDHËR-ARRESTI NDAJ TIJ/ Kush është shqiptari i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës që ndodhet pas hekurave në Belgjikë
Home
Aktualitet
Kronikë

SPAK LËSHOI URDHËR-ARRESTI NDAJ TIJ/ Kush është shqiptari i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës që ndodhet pas hekurave në Belgjikë

26 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK lëshoi dje 18 urdhër-arreste me burg, një urdhër-arrest shtëpie dhe dy masa “detyrim paraqitje”, nga të cilat vetëm disa janë ekzekutuar. Një prej urdhër arresteve ishte ndaj Sergej Hasanpapaj, i cili rezulton i arrestuar në vitin 2022 në Belgjikë për vrasjen e Bledar Muçës.

Më 25 tetor të këtij viti mediat spanjolle publikuan arrestimin në aeroportin e Manises në Valencia të një 43-vjecari shqiptar, sapo ai kishte zbritur nga një fluturim nga Tirana. Sipas mediave spanjolle, shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për dhënie informacioni për vrasjen e një shqiptari në Belgjikë në vitin 2022.

Mediat belge kanë zbuluar se bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D., i kërkuar për vrasje në Belgjikë. D. dyshohet se është përfshirë në likuidimin e bashkatdhetarit të tij Bledar Muça më 22 janar 2022 në Aartselaar. Muça rezulton i përfshirë në sagën e krimeve në Elbasan, si mik i familjes Çapja.

Sipas mediave spanjolle, Marsel D. dyshohet se u ka dhënë vrasësve informacione për Muçën. Ai u burgos në Spanjë në pritje të ekstradimit të tij të mundshëm drejt Belgjikës. Ndërkohë po sipas medias spanjolle, të paktën një i dyshuar është ende në burg në hetimin e vrasjes në Belgjikë. Bëhet fjalë pikërisht për Sergej Hasanpapaj, i cili u arrestua në pranverën e vitit 2022 në Belgjikë, ndaj të cilit dje SPAK lëshoi urdhër arresti. Një i afërm i këtij personi, sipas mediave belge, është dënuar tashmë në Shqipëri në vitin 2019 për një tentativë vrasjeje të Bledar Muçës dhe Florenc Çapjas.
Prokuroria publike në Antëerp nuk e komentuar arrestimin e ri në hetimin e vrasjes.

OPERACIONI I SPAK
Dje, Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion në Elbasan, pas zbërthimeve të aplikacioneve Sky Ecc. Aksioni në Elbasan është zhvilluar për kapjen e Suel Çelës dhe goditjen e grupit të tij kriminal. Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 18 urdhër-arreste me burg, një urdhër-arrest shtëpie dhe dy masa “detyrim paraqitje”. Vetëm disa prej tyre janë ekzekutuar.

Nga operacioni është arrestuar ish gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe është kontrolluar banesa e ish gjyqtarit tjetër Zihni Shahu. Masa arrest me burg është lëshuar edhe për Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës. Në pranga, në Milano ka rënë edhe biznesmeni Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili dyshohet se ka lidhje me Suel Çelën. Më poshtë janë emrat e personave, ndaj të cilëve është lëshuar masa e sigurisë.

Arrest me burg
Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
Mario Çela
Xhino Roka
Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)
Sergej Hasanpapaj
Bruno Hazizolli
Ledio Zabeli
Marsel Roka
Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)
Preke Kodra
Fuad Verzivolli
Metin Mehjam
Renato Hasani
Skender Sufaj
Pajtime Fetau
Dedan Gjoni
Marsel Shega (alias Bujar Shega)
Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)

Arrest shtëpie
Blerina Beqiri

Detyrim paraqitje
Elton Qyno
Artan Hoxha

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCËNIMI I GJYQTARES FETAHU/ Saimir Kodra zbulon bisedën me Altin Dumanin: E falenderoj sepse…
Previous article LËKUNDJE TËRMETI NË TURQI/ Qytetarët nën panik dalin në rrugë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT