• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK KA 12 TË PENDUAR/ Kanë treguar për vrasje me pagesë, trafik droge, asnjë për korrupsion
Home
Aktualitet
Drejtësi

SPAK KA 12 TË PENDUAR/ Kanë treguar për vrasje me pagesë, trafik droge, asnjë për korrupsion

31 May, 2022 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Ne një sallë gjykatë që duket se sapo ka hapur serialin e të penduarve të SPAK-ut, Euglen Halili rrethohet nga policë të maskuar që e mbulojnë me trup.

Detyra e tyre është t’i garantojnë moment pas momenti jo vetëm jetën, por edhe që fytyra e tij të mos shfaqet askund. Pasi u zbulua nga një gjurme AND-je, Halili i tregoi SPAK-ut se si u përfshi në vrasjet e Emiliano Ramazanit dhe të Regis Runajt të kerkuara nga i arrestuari Erjon Alibeaj, të cilit më herët i ishte vrarë i vëllai,informon Top Channel.

I riu nga Gjinari thotë se u pajtua nën ndërmjetësimin e të akuzuarit Xhuliano Hoxha me premtimin se do të fitonte shumë para, ndaj dhe ai nisi gjurmimin e viktimave. Për Ramazanin, ai e ndoqi ditë mbas dite dhe e priti kur viktima bënte palestër, kurse per Runajt ishte marrë porosia që ai të qëllohej brutalisht me thikë siç edhe u masakrua.

Duke ndjekur gjurmët e italianëve që nisën goditjen e organizatave mafioze përmes rrëfimeve të të penduarve, sot në Shqipëri numërohen 12 të penduar që kanë deklaruar krime nga më monstruozet, porosi droge dhe eliminime grupesh. Por ndërkohë, ndonëse po përpiqet SPAK nuk po ia del të bëjë të penduar persona të lidhur me të korruptuar të nivelit të lartë , pavarësisht aksioneve në fushën e tenderave dhe koncensioneve.

Duke nisur nga të penduar si Aurel Lazaj që dërgoi në burg kapo të droges, Ervis Bardhi që foli për grupin e Çapajve, Ernejt Shyti që rrëfeu vrasjen e Behar Sofisë apo Luftar Reçi, lista e të mbrojturve nga shteti pas fjalës së tyre është e gjatë, mbasi aty përfshihen edhe të afërmit e tyre. Të tjerë në burg si Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj po zbërthejnë çështje të krimit të organizuar nga jugu në veri, ashtu si dhe një i dënuar tjetër që siç mëson Top Channel, u është dorëzuar ftesa për pendesë dhe rrëfim mbi dy krimet më të bujshme në Shqipëri.

Dy prokurorët e SPAK kanë larguar familjet drejt Italisë të pesë të penduarve që gjenden në Itali dhe që zbërthyen çështje të kultivimit të drogës.

Bëhet me dije se janë larguar për t’u mbrojtur jashtë Shqiperise, të afërm të të penduarve Ferhat Ajdini, Fiqiret Seferi, Donial Drolli, Mariglen Shusha dhe Elton Hamza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRITOL MAKINËS LUKSOZE/ Kush është pronari që jeton në Angli, ja çfarë dyshohet
Previous article ÇFARË NDODHI? “Zhduken” jahtet luksoze të gjashtë oligarkëve

F.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT