• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK I SEKUESTROI MILIONA EURO PASURI/ Prokuroria e Antwerpit kërkon 20 vite burg për “bosin” shqiptar: Për këta kriminelë do kërkoja 100 vjet…
Home
Aktualitet
Kronikë

SPAK I SEKUESTROI MILIONA EURO PASURI/ Prokuroria e Antwerpit kërkon 20 vite burg për “bosin” shqiptar: Për këta kriminelë do kërkoja 100 vjet…

1 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Fatkeqësisht, mund të kërkoj vetëm njëzet vjet burg, por për këta kriminelë do të kisha preferuar të kërkoja 100 vjet!” Kështu është shprehur prokurorja federale Marianne Cappelle, në një proces penal që përfshin disa nga eksponentët më të rëndësishëm të trafikut të kokainës.

Mes tyre, është dhe biznesmeni shqiptar Ermir “Cinco” Ndreaj, për të cilin janë kërkuar dje dy dekada burg.

Mediat belge shkruajnë se seanca dëgjimore është mbajtur më 30 Shtator për Sani “Shade” Al Murdaa dhe Ermir “Cinco” Ndreaj, të cilësuar si dy figura kryesore të mafies ballkanike në Antëerp. Shqiptari është arrestuar dy muaj më parë, në Korrik 2025 nga SPAK.

Sani Al Murdaa, një boshnjak nga Antverpi dhe udhëheqës i mafies ballkanike, thuhet se është një nga trafikantët më të rëndësishëm në Belgjikë. Ai drejton një rrjet kriminal që shtrihet nga Kolumbia në Australi.

Antverp, Turqi, Pakistan – policia i ka humbur gjurmët. Nuk është kot që nofka e tij është “Shade” (Hije).

Në dosjen Kookwas, Al Murdaa është udhëheqësi kryesor i cili merr të gjitha vendimet e rëndësishme. Në fund të vitit 2020, ai vendosi të eksperimentonte me laboratorët e pastrimit të kokainës.

Shpresa ishte të kontrabandohej kokaina në mënyrë të padukshme në Evropë, e përzier me ngarkesa të ligjshme si pigment, çimento, oksid hekuri apo edhe fuçi me ton.

Në këto laboratorë, përfshirë një pranë Charloan, shpresohej të nxirrej kokaina duke i trajtuar kimikisht dërgesat.

Për këtë qëllim, Al Murdaa solli kokainë kolumbiane në Belgjikë dhe Holandë. Ai investoi miliona në ndërtimin e këtyre laboratorëve, por pas shumë dështimeve, vendosi t’i braktiste ato, duke i konsideruar jo mjaftueshëm fitimprurëse dhe shumë problematike.

Policia federale gjyqësore e Flandrës Lindore (Dendermonde) shënjestroi organizatën Al Murdaa në fund të vitit 2020, pasi në Holandë u zbuluan disa kamionë me mbetje droge, përfshirë fuçi me kimikate nga laboratorët e pastrimit.

Hetuesit zbulojnë se organizata merr ndihmë nga disa biznesmenë ndërtimi, të cilët e ndihmojnë gangsterin jo vetëm me importin e drogës, por edhe për t’u çliruar nga mbetjet kimike sa më lehtë të jetë e mundur.

Disa fuçi ngarkohen në një anije që shkon për në Afrikë, ndërsa një nënkontraktor i korruptuar i hedh fshehurazi mbeturinat në një fabrikë betoni që i përket një kompanie ndërkombëtare ndërtimi.

Sipas mediave belge, Sani Al Murdaa mbështetet te dy kriminelë të tjerë të rangut të lartë: shqiptari Ermir Ndreaj (Cinco), krahu i tij i djathtë, dhe Yassine M. (Teentje), një maroken me një rrjet të fuqishëm në port

Kjo treshe mbështetet më pas te Ronald VM, një lloj menaxheri logjistik i shndërruar në investitor kriminal. Midis viteve 2020 dhe 2022, grupi nuk ishte i zënë vetëm me laboratorët e pastrimit të kokainës, por edhe me importin e drogës përmes kompanive të frutave në portin e Antverpit.

Prokurorja federale Marianne Cappelle ngriti vetullat kur njoftoi kërkesat për dënim: ” Dënimet maksimale që mund të kërkoj janë shumë të ulëta. Nuk mund të kërkoj më shumë se njëzet vjet burg, ndërsa në fakt do të doja të kërkoja njëqind vjet për këtë lloj krimineli.”

Pretenca e dhënë dje (30 SHtator) nga Prokuroria Federale e Antwerp në Belgjikë:

Sani Al Murdaa – 15 vjet (pa dënime të mëparshme)

Ermir Ndreaj (Cinco) – 20 vjet (me precedent penal)

Yassine M. – 15 vjet

Ronald VM – 18 vjet

Bert VG (ndërtues) – 7 vjet

Procesi Kookwas do të vazhdojë në ditët në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEGAJ CAKTON DATËN/ Kur do mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale! Në dekret edhe Tirana
Previous article IU SEKUESTRUA "LAMBORGHINI URUS"/ Kush është Sahit Shpataj, i riu me të kaluar të errët që jeton në Amerikën Latine

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT