• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK I CAKTOI “DETYRIM PARAQITJE”/ Policia zbarkon brenda pallatit të Berishës
Home
Aktualitet
Kronikë

SPAK I CAKTOI “DETYRIM PARAQITJE”/ Policia zbarkon brenda pallatit të Berishës

22 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ditë pasi SPAK i caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për korrupsion për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, sot brenda pallatit ku banon Sali Berisha, janë parë forca policie. Report Tv ka siguruar pamjet ku pranë shtëpisë së Berishës ndodhet një patrullë e forcave, Shqiponja dhe efektivët dalin nga pallati i ish-kryeministrit. Për ish kryeministrin Berisha nuk është dhënë një tjetër masë më e ashpër, siç është arresti me burg, për shkak të moshës, pasi është 79-vjeç.

Ndërkohë po me urdhër të SPAK është arrestuar Jamarbër Malltezi (21 tetor), dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u prangos në aeroportin e Rinasit për aferën e privatizimit të ish- kompleksit Partizani. Dhëndri i ish kryeministrit Berisha, Malltezi nën hetim për këtë çështje u arrestua gjatë kohës që po priste në Rinas bashkëshorten e tij Argita Berisha që kthehej nga Mynihu, ku kishte qenë tek vajza e sëmurë.

Ai është ndaluar jo nga policia kufitare, por nga agjentët që ekzekutuan urdhrin e lëshuar nga prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, firmosur nga gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka. Po ashtu SPAK ka lëshuar urdhër edhe për sekuestrimin e pasurive të Jamarbër Malltezit.

Me urdhër të SPAK detyrim paraqitje edhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndërtues i kullave ne ish-kompleksin Partizani. Ndaj tyre rëndon akuza për pastrim parash dhe korrupsion. Disa ditë më parë kreu i SPAK, Altin Dumani tha se po hetohet në mënyrë aktive për këtë çështje.

Afera e kompleksit partizani ka shënjuar pushtetin e dytë të Sali Berishës në vitet 2005-2009, atë të tjetërsimit të pronës publike të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, për llogari të familjarëve të Sali Berishës. Ka qenë kjo aferë që ka ndikuar në shpalljen non grata të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCËNON HAPUR BLEDI MANEN/ Stresi: Lëri kunjat se ndryshe nuk je aty herën tjetër
Previous article PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit

s.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT