• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK E KËRKON PËR FSHEHJE PASURIE/ Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla shfaqet te mitingu i Berishës në Itali
Home
Breaking News

SPAK E KËRKON PËR FSHEHJE PASURIE/ Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla shfaqet te mitingu i Berishës në Itali

9 February, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla të cilin SPAK dhe policia e kërkojnë pasi është dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie, ka marrë pjesë sot në tubimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Itali.

Berisha mbajti sot një takim politik me Diasporën shqiptare në Romë. Ky udhëtim erdhi në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit dhe ligjit për përfshirjen e emigrantëve në votime, teksa partitë kanë nisur edhe turet politike në arenën ndërkombëtare, kudo ku ka Diasporë.

Ndonëse kur ishte kryeprokuror Llalla shfaqej si i paanshëm, duket se sot ai ka vendosur të dalë hapur. Llalla është shfaqur mes militantëve të PD-së duke dëgjuar me vëmendje fjalimin e Berishës.

Adriatik Llalla është përfolur gjithmonë në media dhe analizat politike si një mik i afërt i djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berishës. Llalla u akuzua pas lënies së detyrës për abuzime ligjore, me fshehje dhe mosdeklarim pasurie për disa prona dhe u dënua më 2021 nga Apeli i GJKKO me vendim të formës së prerë me 2 vite burgim.

U arrestua në Romë në Dhjetor 2021, por kërkoi statusin e azilantit politik. Interpol Tirana ka kërkuar ekstradimin e tij, për të vuajtur dënimin, teksa Llalla pretendon se ka aplikuar për azil në kryeqytetin italian. Por SPAK që prej 2023 ka deklaruar se po punon për ekstradimin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANIK PËR VUÇIÇ/ Goma e “Audit” të blinduar shpërthen në lëvizje
Previous article TAKIMI ME SHQIPTARËT NË ROMË/ Berisha kujton bisedat me Berlusconin: Këtu në Romë kemi aleatin më të vjetër të kombit tonë, Vatikanin

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT