• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK DREJT TËRHEQJES SË DOSJES/ Aldo Avdyli “i dyshuari kryesor” për zhdukjen e Vis Martinajt
Home
Breaking News

SPAK DREJT TËRHEQJES SË DOSJES/ Aldo Avdyli “i dyshuari kryesor” për zhdukjen e Vis Martinajt

21 October, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ndër operacionet e suksesshme policore që solli arrestimin e shumë të kërkuarit Aldo alias Elidon Avdyli në Tiranë, ka shumë gjasa që tashmë të kthejë sytë e SPAK, tek një çështje mjaft të njohur për interesin publik, siç është ajo e zhdukjes pa adrresë e biznesmenit, Ervis Martinaj.

Kjo dosje sensitive që aktualisht është e pezulluar në prokurorinë e Lezhës, flet për fatin tragjik të zhdukjes se “mbretit” të lojërave të fatit në Shqipëri, Ervis Martinaj, për të cilin prej muajit Gusht 2022 nuk ka asnjë gjurmë.

Në atë periudhë dosja u regjistrua për akuzën e “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit” kryer në formën e bashkëpunimit.

Por pas disa vite hetim çështja nuk solli asgjë, veç disa kontrolleve në banesat e Astrit Avdylit, Jasin Avdylit dhe Aldo Avdylit.

Kontrollet nuk sollën asnjë rezultat për hetimin, por për policinë dhe prokurorinë e Lezhës, Aldo Avdyli, ka qenë një ndër personat kryesorë të dyshuar se ka marrë pjesë në zhdukjen e Ervis Martinaj.

Ndaj pas kapjes së këtij personi në zonë e “Liqenit të Thatë” në Tiranë, mësohet se SPAK ka shfaqur interes për tërheqjen e akteve të kësaj dosje me qëllim studimin dhe pyetjen e mëtejshme në burg të Aldo Avdylit.

Ballafaqimi i Aldo Avdylit me këtë dosje, mund të çojë SPAK drejt një mundësie të zbardhjes së misterit më të madh të botës së krimit në Shqipëri.

Aktualisht, Aldo Avdyli ka vetëm tre akuza zyrtare siç është ajo e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen e Durim Bamit kryer në formën e Grupit kriminal me 16 persona të tjerë si dhe “Vrasjes me paramendim” kryer në formën e “Grupit kriminal” ndaj Edmir Bregut alias “Malokut”.

Aldo Avdyli, nuk është nip i Astrit Avdylit siç raportohet shpesh në media. Me Astrit Avdylin ata të dy janë kushërinj dhe jo lidhje xhaxha dhe nip.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PARAMETRAT STABËL"/ Si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano
Previous article OKB RIKTHEHET TE KOSOVA/ Çfarë pritet nesër në Këshillin e Sigurimit

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT