• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Spaho: Rama shqetësohet veç për ata që bëjnë gabime “TË VOGLA”, si…
Home
Shqipëri

Spaho: Rama shqetësohet veç për ata që bëjnë gabime “TË VOGLA”, si…

2 June, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i Grupit të PD-së, Edmond Spaho, ka reaguar ndaj qëndrimeve që ka mbajtur sot në Elbasan, kreu i Qeverisë, Edi Rama, duke filluar nga mënyra si u përball me protestën që e priti e deri tek përgjigjet arrogante për qytetarët.

“Qëndrimet e njëpasnjëshme të Edi Ramës për sjelljen e Policisë, – deklaroi Spaho. –  janë skandaloze dhe të papërgjegjshme, janë qëndrime që nxisin dhe mbrojnë dhunën ndaj kujtdo që është kritik ndaj tij, qytetarë, gazetarë, opozitarë, intelektualë, artistë.

Një kryeministër duhet të marrë seriozisht çdo shqetësim publik të çdo qytetari. Por Edi Rama është aty jo si kryeministri i njerëzve as madje i socialistëve të thjeshtë, por si garantori i krimit dhe oligarkëve me të cilët plaçkit shqiptarët dhe pasurohet vetë. Prandaj nuk i bëhet vonë as për kuksianët e varfër në burg, as për pacientët pa ilaçe, as për fëmijët pa përkrahje.

I vetmi rast kur ai shqetësohet është kur i preken kriminelët e tij të dashur, nga Rroshi te Tahiri te Xhafa, të cilët i përkëdhel si njerëz të mirë që kanë bëra gabime “të vogla” nga papjekuria e rinisë si përdhunime në grup minorenësh dhe trafik ndërkombëtar kokaine.

Me kriminelët e ka lidhur fatin, ndaj edhe mentaliteti dhe gjuha e tij publike nuk ka më asnjë ndryshim nga ajo e të banditëve, e mbushur me batuta banale të denja për kriminelët më katër klasë shkollë.

Por kjo nuk do të vazhdojë gjatë. Shqiptarët dhe Europa po ja numërojnë orët mbrapsht. Kapitulli i krimit e korrupsionit të Ramës po shkon drejt fundit. Shqiptarët bashkë me opozitën në krah do ta mbyllin këtë kapitull dhe bashkë do hapim kapitujt e ekonomisë, punës, arsimit, shëndetësisë dhe jetës më të mirë e shpresës për çdo shqiptar që e do Shqipërinë si gjithë Europa.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Adrola Dushi kapet MAT krah për krah me ish-bashkëshortin në Tiranë
Previous article Në afërsi të një planeti xhuxh: Prova e NASA-s për Dawn dërgon imazhin e ri mahnitës (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT