Jetojmë në epokën e Instagram-it dhe s’duhet të habitemi aspak nëse krejt rastësisht ndodh që të shohim dikë që ngjason aq shumë me në, aq sa betohemi që misioni i gjetjes së sozisë mbaroi.
Ok, unë sozinë time s’e kam gjetur ende, por krejt rastësisht ndodhi që gjetëm atë të Samanta Karavellos.
Vajza në foto quhet Briana Murillo, është blogere e famshme make up-i në Instagram dhe ndiqet nga mijëra njerëz.
Siç mund ta shihni, personi i parë që ju shkon ndër mend tek i hedh një sy fotove të saj është me siguri Samanta.
Tiparet e errëta, flokët e e zinj e të dendur na bënë që për një çast të kontrrollonim për siguri nëse jemi tek profili i këngëtares apo i blogeres.
Mund t’i dalloni?
Sigurisht ndikon dhe fakti që në disa prej fotove vajzat janë grimuar njësoj, por gjithsesi ngjashmëria është e frikshme.





