Sot në Shqipëri mbahen zgjedhjet vendore për të votuar 61 kryetarët e rinj të bashkive. Në këto 30 vite këto janë zgjedhjet e para ku opozita më e madhe në vend nuk merr pjesë.
PD dhe LSI e kanë bojkotuar këtë garë elektorale.
Megjithate dita duket të kete nisur normalisht pa incidente teksa ka filluar zyrtarisht procesi i votimit. AlpeNews.al sjell pamje nga “Liceu Artistik” në Tiranë ku fluksi i votuesve nuk mungon.
Kujtojmë se në kete qender votimi ka votuar për vite me radhë ish kryeministri Sali Berisha.




