• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOT U SHKARKUA/ Ligji: Muçi nuk duhet të ishte dekretuar në Kushtetuese pa kaluar vettingun
Home
Aktualitet
Drejtësi

SOT U SHKARKUA/ Ligji: Muçi nuk duhet të ishte dekretuar në Kushtetuese pa kaluar vettingun

21 November, 2019 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Sot Gjykata Kushtetuese ngeli me një anëtar më pak, pasi Besnik Muçi u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit pasi nuk justifikon pasurinë. Por cfarë parashikon ligji për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese? Neni 7/a, i ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese në fuqi në Republikën e Shqipërisë thekson qartë se gjyqtari i Kushtetueses para se të dekretohet duhet që të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit të pasurisë dhe figurës, pra vettingun.

Por cfarë ndodhi në rastin konkret? Besnik Muçi kaloi shkallën e parë të vettingut, por pavarësisht se komisioneri publik ankimoi vendimin vijoi procesin e rrugëtimit drejt Gjykatës Kushtetuese në kundërshtim me ligjin, pasi Kolegji nuk e kishte thënë fjalën e fundit me vendim të formës së prerë. KED-ja, nuk duhet ta kishte listuar Muçin si kandidat për në Kushtetuese dhe Presidenti Ilir Meta nuk duhet ta kishte dekretuar.

Por kreu i shtetit e bëri fakt të kryer kalimin me sukses të vettingut për Muçin, bazuar vetëm te shkalla e parë, duke ‘harruar’ Kolegjin. Kjo bëri, që Muçi të dekretohej dhe të fillonte punën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, por vetëm për pak ditë, pasi sot u shkarkua nga detyra. Besnik Muçi akuzoi KLP-në se nuk shpalli përfundimin e mandatit të tij si magjistrat në momentin që u dekretua gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, por në fakt i zgjedhuri i Presidentit nuk e kishte mbyllur hesapin me drejtësinë.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË S’JAM NUSJA IDEALE"/ Ish deputetja e LSI-së tregon si shkon me vjehrrën: Jam e lëvizshme nuk rri në shtëpi (FOTO)
Previous article "JEMI TËRËSISHT NATYRALË"/ Ja si shprehet Skerdi Faria për VIP-at që kanë bërë operacione dhe nuk e pranojnë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTI DROGË NË MALËSINË E MADHE/ Asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona Aktualitet

OPERACION ANTI DROGË NË MALËSINË E MADHE/ Asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive Aktualitet

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë Aktualitet

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT