Sot ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të paraqitet pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për të apeluar kërkesën e masës së sigurisë “Arrest shtëpie” në masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”. Mësohet se Tahiri dhe avokati i tij do të paraqiten në orën 13:00 në Gjykatën e Apelit.
Ish-ministri Tahiri akuzohet si bashkëpunëtor me grupin e skeduar si trafikant të lëndëve narkotike.
Sakaq në seancën e fundit të zhvilluar Prokuroria ka dyshime se ish-ministri i Brendshëm ka takuar në një hotel në Korfuz Artan Habilajn, vëllain e Moisi Habilajt, i arrestuar në Itali në tetor të vitit 2017, si kreu i grupit kriminal të trafikut të drogës.
Tahiri tani mund të gjykohet si një qytetar i thjeshtë pasi në maj të këtij viti dorëzoi edhe mandatin e deputetit, duke thënë se është i hapur të bashkëpunojë me drejtësinë deri na zbardhjen e së vërtetës.
Përgatiti:AlpeNews.al


