• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT SEANCË PLENARE/ Pritet të miratohet marrëveshja për kartat e identitetit pa afat skadimi për personat mbi 75 vjeç
Home
Politikë

SOT SEANCË PLENARE/ Pritet të miratohet marrëveshja për kartat e identitetit pa afat skadimi për personat mbi 75 vjeç

22 February, 2021 s.autor Politikë

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca plenare ku në rendin e ditës do të jenë një sërë çështjesh.

Mes tyre është dhe projektligji për pajisjen me karta identiteti pa afat skadimi për ata që kanë mbushur moshën 75 vjeç.

Kjo marrëveshje pritet të votohet sot nga e cila do të përfitojnë mbi 150 mijë të moshuar.

Nisma është hartuar nga një pune nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe u diskutua disa ditë më parë në Komisionin e Ligjeve.

Rendi i ditës

Në mbështetje të Urdhrit nr. 10, datë 18.2.2021 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 15.02.2021

2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Raport për veprimtarinë vjetore të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2020 Paraqet raportin kryetari dhe zëvendëskryetari i KKIE-së Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)

4. Raport për veprimtarinë vjetore të Aleancës së Grave Deputete për vitin 2020. Paraqet raportin zëvendëskryetarja e Aleancës së Grave Deputete

5. Raport mbi punën e Kuvendit me institucionet kushtetuese dhe të krijuara me ligj për vitin 2020. Paraqet raportin Kryetari i Kuvendit

6. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 10.081 datë 23.02.2009 “Për liçencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi

7. Projektligji “Për miratimin e shtesës së kontratës “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike” ndërmjet ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Grupimit të Morpho dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të ndërmarrjeve”. Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi

8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, mbi dhurimin në fushën e shëndetësisë”. Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi

9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, (Huamarrësi), dhe KFË Frankfurt AM Main (KfË) për programin e infrastrukturës bashkiake V, në shumën 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) euro”. Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)

10. Projektvendim “Për miratimin e planit vjetor 2021 për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2017-2021”. Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

11. Projektvendim “Për zgjedhjen e 3 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar”. Shprehet komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

12. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 71/2020 “Për ngritjen e komisionit të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty për bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë”” Koha e votimit

13. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MAT" TAKTIK E FRESKI/ Si Interi triumfoi në derbin ndaj Milanit Ecuria e rezultateve në tetë javët e fundit të kampionatit
Previous article NDËRROI JETË NË BURGUN E PARMAS/ Funeral në mesnatë për bosin e Kamorras Raffaele Cutolo që tremb edhe i vdekur

s.autor

Postime të ngjashme

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT