• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT SEANCË PLENARE NË KOSOVË/ Tentativa e 41-të për konstituimin e Kuvendit
Home
Rajon

SOT SEANCË PLENARE NË KOSOVË/ Tentativa e 41-të për konstituimin e Kuvendit

3 July, 2025 s.autor Rajon

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot për herë të 41-të në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së re, proces i cili prej 15 prillit vazhdon të dështojë për shkak të përplasjeve ndërmjet partive politike për mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit.

Megjithë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të dhënë javën e kaluar, që i obligon deputetët ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve – afat që përfundon më 26 korrik – partitë politike vijojnë të kenë qëndrime të kundërta lidhur me interpretimin e këtij aktgjykimi.

Lëvizja Vetëvendosje insiston në votim të mbyllur, duke e konsideruar këtë të lejuar nga Kushtetuesja, ndërsa PDK, LDK dhe AAK këmbëngulin se aktgjykimi kërkon votim të hapur dhe nuk lejon ndryshime të rendit të ditës apo mënyrës së votimit gjatë procesit.

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime me liderët e partive të mëdha dhe pritet të vazhdojë sot me përfaqësues të partive më të vogla, duke u kërkuar që “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit” të arrihet një marrëveshje brenda afatit kushtetues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ “Çmontohet” rrjeti i trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës! Disa të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Previous article "VLERË E SHTUAR PËR PS"/ Rama e kofirmon: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e re e Shëndetësisë

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve Rajon

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT