• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOT PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE/ 550 punonjës policie u angazhuan për mbarëvajtjen e provimit të parë
Home
Sociale

SOT PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE/ 550 punonjës policie u angazhuan për mbarëvajtjen e provimit të parë

8 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Policia e Shtetit njofton se ka marrë masa për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të parë të Maturës Shtetërore 2020.

Uniformat blu shprehen se 550 punonjës policie janë angazhuar në mbarë vendin për mbarëvajtjen e provimit të gjuhës së huaj të maturës.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

550 punonjës policie u angazhuan për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të parë të Maturës Shtetërore 2020.

Në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Brendshme dhe Postës Shqiptare “Për koordinimin e masave në organizimin dhe zhvillimin e Maturës Shtetërore 2020 në Republikën e Shqipërisë”, në lidhje me zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2020, Policia e Shtetit mori një sërë masash.

Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit “Për planifikimin dhe kryerjen e shërbimeve policore gjatë procesit të provimeve të Maturës Shtetërore 2020”, strukturat e Policisë morën në ruajtje disa objekte, morën masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për mbarëvajtjen e procesit, përsa i përket detyrimeve që ka Policia e Shtetit.

Nga Patrullat e Përgjithshme, në zbatim të detyrimit “Për marrjen e masave për shoqërimin e automjeteve të Postës Shqiptare me materialet e provimit të Maturës Shtetërore të datës 07.06.2020”, u bë shoqërimi i materialeve të provimit në 9 linja apo destinacione të ndryshme në të gjithë vendin, ku nga Policia e Shtetit ishin të angazhuar 18 punonjës police dhe 9 automjete të Policisë.

Gjatë natës, deri në orën 08:00, 50 punonjës policie siguruan ambientet ku u vendosën materialet për zhvillimin e provimit të Maturës Shtetërore.

Në rreth 486 shkolla, në të gjithë vendin, sot u zhvillua provimi i parë i Maturës Shtetërore 2020 dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit planifikoi me shërbim rreth 550 punonjës police dhe 50 automjete policie.

Nga të  gjitha strukturat vendore, në zbatim të planeve të masave të përgatitura për këtë qëllim, u morën të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar nga jashtë, me shërbime policore, gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku u zhvillua provimi.

Drejtoria e Rendit Publik monitori shpërndarjen, ruajtjen e materialeve të provimeve të Maturës Shtetërore, garantimin e rendit e sigurisë për zhvillimin sa më normal të provimit si dhe grumbullimin e gjithë materialeve pas përfundimti të provimit.

Aktualisht po grumbullohen materialet nga shkollat në Zyrat Vendore Arsimore për t’u shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në drejtim të QSHA Tiranë.

Policia e Shtetit i uron maturantëve në të gjithë vendin, suksese në provimet e Maturës Shtetërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZELANDA E RE 0 RASTE TË COVID-19/ Hiqen masat e izolimit dhe bllokimit kundër koronavirusit
Previous article PROVIMI I MATURËS/ Përfundon testi për gjuhën e huaj, si u respektuan rregullat e posaçme

F.autor

Postime të ngjashme

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI) Aktualitet

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI)

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë Aktualitet

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT