• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT PROTESTA E OPOZITËS/ Mister skenari, 1500 policë në gatishmëri, Basha: Boll më!
Home
Politikë

SOT PROTESTA E OPOZITËS/ Mister skenari, 1500 policë në gatishmëri, Basha: Boll më!

21 June, 2019 Lubjana.autor Politikë

Opozita sonte në orën 20:00 do të zhvillojë protestën e nëntë kombëtare përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Tubimi vjen në një situatë tejet të tensionuar pas nxjerrjes së përgjimeve nga gazeta gjermane Bild dhe sulmeve ndaj KZAZ-ve nga zyrtarë të bashkive të drejtuara nga opozita dhe militantët, ndërsa shumica shprehet e vendosur për të zhvilluar zgjedhjet, pavarësisht se Presidenti Ilir Meta anuloi dekretin për 30 Qershorin. Ende nuk dihet skenari i opozitës, por Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të ketë dhunë dhe se në protestë do të jetë së bashku me gruan dhe dy vajzat.  “Boll më me Shqipërinë si plaçkë të tyre. Ju ftoj të bashkohemi në orën 20:00 në protestën kombëtare në Tiranë” ishte thirrja e Lulzim Bashës për qytetarët.

SHBA përmes ambasadës në Tiranë bëri thirrje për mbrojtjen e procesit zgjedhor të 30 qershorit dhe shmangien e dhunës, ndërsa kërkoi që drejtuesit e opozitës të mbajnë përgjegjësi. ‘Sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht‘. Dy ditë më parë edhe OSBE dënoi sulmet e ndodhura në disa KZAZ në vend.

Nisur nga protestat e dhunshme të opozitës, edhe në këtë tubim policia ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e tij që starton në orën 20:00. Mbi 1500 efektivë do të jenë në terren, një pjesë e të cilëve kanë dalë në gatishmëri të përforcuar që mbrëmjen e djeshme, raporton gazetarja Xhensila Kodra. Ndërsa në disa pika, policia ka shtuar edhe kamerat e sigurisë me rezolucion më te lartë. Kjo për të bërë të mundur identifikimin e protestuesve të dhunshëm.

Po ashtu, masa të shtuara policie të FNSH do të ketë edhe përgjatë Parlamentit, ku përveç gardhit metalik është vendosur edhe ai me gjemba. Mësohet se që prej mbrëmjes së djeshme policia ka mbajtur nën vëzhgim persona me precedentë penalë. Kontrolle janë kryer edhe në akset kombëtare për personat që udhëtonin drejt Tiranës. Masa të shtuara janë marrë edhe tek godina e Ministrisë së Brendshme, ndërsa një grup tjetër efektivësh do të qëndrojnë në gatishmëri për institucione të tjera ku mendohet se mund të marshojë turma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SA BUKUR/ Një bashkëshort perfekt, ja si e surprizon Jakubi Afërditën (FOTO)
Previous article META DO NXJERR USHTRINË MË 30 QERSHOR? Xhaçka: Kur e dëgjova mendova se ishte shaka

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT