• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOT PRITEN RESHJE TË DENDURA SHIU/ IGJEUM: Në veri ka rrezik për përmbytje! Ministria e Mbrojtjes: Bashkitë të marrin masa
Home
Aktualitet
Kronikë

SOT PRITEN RESHJE TË DENDURA SHIU/ IGJEUM: Në veri ka rrezik për përmbytje! Ministria e Mbrojtjes: Bashkitë të marrin masa

17 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e sotme, i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu. Sipas Institutit të Gjeoshkencave situata në veri të vendit pritet të jetë problematike, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë. Gjatë ditës reshjet do të jenë me intensitet të ulët, por në mbrëmje do të intensifikohen.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në këto zona mund të ketë vërshime të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Ndërsa në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Gjithashtu pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna dhe liqenin e Shkodrës. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes u kërkon Bashkive marrjen e masave në rast të përkeqësimit të situatës.

Në zonën e Alpeve parashikohen reshje tepër të dendura dëbore në formën e stuhive të dëborës. Ndërsa në zonat malore në lartësinë mbi 800-900 metra reshje dëbore me intensitet të ulët.

Vendi ynë u përball me përmbytje edhe në muajin dhjetor, ku qarqet më problematike ishin Shkodra dhe Lezha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJE MES GRUPEVE RIVALE NË KALIFORNI/ Mes viktimave një foshnje
Previous article "SHPËRTHEN" Robert Aliaj ndaj djalit të tij: Aty duhet të rrish si lopët e qumështit, Kristi duhet të dalë nga BBVA

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT