• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOT PAS 17:30 NIS “SHTETRRETHIMI”/ Fundjava pa lëvizje, mbyllen tregjet, marketet e farmacitë
Home
Sociale

SOT PAS 17:30 NIS “SHTETRRETHIMI”/ Fundjava pa lëvizje, mbyllen tregjet, marketet e farmacitë

17 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Nga ora 17:30 e kësaj të premteje, deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës, në Shqipëri do të mbyllet gjithçka, si pasojë e masave të ndërmarra me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Nuk lejohet lëvizja e këmbësorëve për asnjë arsye, mjeteve që s’kanë urgjenca si dhe është mbyllur çdo lloj aktiviteti ekonomik, përfshi edhe supermarketet, tregjet dhe farmacitë.

Ndryshe nga javët e tjera kur mbyllja e vendit bëhej të shtunën në orën 13:00, kësaj here dy ditët e fundjavës do të duhet t’i kalojmë brenda. Kujtojmë që kjo fundjavë përkon edhe me Pashkët Ortodokse, cka mund ta shfrytëzojnë besimtarët përkatës për të qëndruar pranë familjeve.

Kryeministri Edi Rama njoftoi pak ditë më parë se këtë javë do të kishte më shumë liri në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, por bashkë me lehtësimet ka ardhur edhe mbyllja totale për të shtunën dhe të dielën.

Fasha orare e lëvizjes deri sot, të premten është 05:00-17:30, ku do të lejohet qarkullimi i këmbësorëve, që gjithashtu duhet të pajisen me leje-daljen, të cilën mund ta marrë vetëm një person nga familja. Qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin për 90 minuta, duke ruajtur distancën mes njëri-tjetrit.

Të vetmit që nuk lejohet të aplikojnë për leje-dalje janë pensionistët, pasi atyre u është ndaluar që të lëvizin, pasi janë më të rrezikuarit nga COVID-19.

Qarkullimi pritet të rinisë të hënën në 05:00 për të vijuar normalisht sipas fashave orare të përcaktuara tashmë nga qeveria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHFAQET I SHQETËSUAR/ Ylli Rakipi bë llogaritë: Edi Rama është njeriu më i paturpshëm që nga viti 1912 dhe...
Previous article MPOSHTI COVID-19/ Brataj rikthehet në punë, stafi e pret me duartrokitje (PAMJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

U VRANË ME ARMË GJAHU NGA ISH-DHËNDRI/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec Aktualitet

U VRANË ME ARMË GJAHU NGA ISH-DHËNDRI/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec

DYSHOHET SE ISHTE PJESË E SHERRIT TË DENIS TAFILIT/ AMP sekuestron armën e policit të Durrësit! Efektivi mohon njohjen me të kërkuarin nga SPAK Aktualitet

DYSHOHET SE ISHTE PJESË E SHERRIT TË DENIS TAFILIT/ AMP sekuestron armën e policit të Durrësit! Efektivi mohon njohjen me të kërkuarin nga SPAK

“PLAS” KEQ SHERRI MES KUSHËRINJVE NË LUSHNJE/ Plagoset me thikë 71-vjeçari Aktualitet

“PLAS” KEQ SHERRI MES KUSHËRINJVE NË LUSHNJE/ Plagoset me thikë 71-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT