Ilir Meta duket se ka vendosur ta dekretojë më në fund Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.
Vendimi nuk është zyrtarizuar ende, por lajmi është përhapur nga njerëz pranë Metës.
Ky i fundit thuhet se do ta zyrtarizojë vendimin gjatë emisionit “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, ku do të parashtrojë edhe argumentet e tij për këtë çështje.
Kujtojmë që këtë të premte Ilir Meta i hapi rrugë dekretimit të Lleshit, pasi vendosi që ta ç’gradojë atë si gjeneral.