Një nga kënaqësitë më të mëdha që shijon çdo pushues teksa ndodhet me pushime, është padyshim perendimi i diellit.
Teksa dielli ikën për t’i lënë vendin natës, pamja e tij magjepsëse sikur bëhet njësh me detin e thellë blu, është një ilaç qetësues për sytë e shpirtin.
I magjishëm e i mrekullueshëm ka qenë edhe këtë mbrëmje perëndimi në bregdetin e Durrësit, por disi më i veçantë e spektakolar. Me një ngjyrë të fortë rrëzëllitëse, vjen dhe foto e mëposhtme për AlpeNews.al.
/AlpeNews.al