• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT MBLIDHET KUVENDI/ ‘Foltorja’ kaos brenda dhe protestë jashtë! Të enjten pritet të kalojë ligji për bastet online
Home
Politikë

SOT MBLIDHET KUVENDI/ ‘Foltorja’ kaos brenda dhe protestë jashtë! Të enjten pritet të kalojë ligji për bastet online

5 February, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Ditën e sotme deputetët rikthehen në seancë plenare. Në rend të ditës, në seancat që vijnë pas javës së gjelbër është vetëm një çështje: diskutimi për problematikat e qytetarëve që deputeti ka hasur përgjatë takimeve me ta.

Megjithatë, edhe këtë javë pritet të mos ketë surpriza, deputetët do të shkojnë në seancë vetëm për disa minuta, pasi opozita do të vijojë bojkotin e bllokimin dhe normalitet të diskutime pritet të mos ketë.

Në këtë sesion të ri opozitarët kanë protestuar me pankarta e zhurmuese, por megjithatë foltoren  nuk e kanë lëshuar.

Në kushtet kur në radhët e grupit të deputetëve të Bardhit e Berishës është kërkuar edhe radikalizmi i aksionit, këta të fundit nuk kanë pritur kthimin nga vizita në SHBA e atij që e njohin si kryetar të grupit, Gazment Bardhit, por  kanë njoftuar protestë përpara parlamentit teksa brenda mbahet seanca. Protesta është thirrur në orën 17:00 dhe nga parlamenti do të zhvendoset aty ku prej javësh është përqendruar aksioni i Rithemelimit, poshtë banesës së ish kryeministrit Sali Berisha.

E teksa e hëna, pritet të mos prodhojë surpriza, seanca e ditës së enjte do të jetë edhe më e rëndësishme, pasi pritet të kalojnë një sërë projektligjesh, mes të cilëve më i rëndësishmi, ai që rikthen bastet sportive online, që nga opozita është kundërshtuar gjatë. Për këtë ligj, mazhoranca i ka votat, pasi duhet shumicë e thjeshtë, por të tjera nisma kanë mbetur peng në Kuvend për shkak se PS-së për t’i kaluar i duhen edhe votat e opozitës, siç janë pagat e Gjyqtarëve të Kushtetueses, amnistia penale apo zgjedhja e avokatit të popullit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PORTUGALI/ Protesta nga ekstremi i djathtë “kundër islamizimit të Evropës”
Previous article LUFTA/ Ukraina publikon raportin e luftës me Rusinë, pasojat dhe shkatërrimet

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË ALARMANTE NË DRIZË TË FIERIT/ Zjarri u afrohet zonave të banuara, shpëtohet nga flakët një automjet Aktualitet

SITUATË ALARMANTE NË DRIZË TË FIERIT/ Zjarri u afrohet zonave të banuara, shpëtohet nga flakët një automjet

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet Breaking News

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

MBYLLET SEANCA PËR PROTESTUESIT/ Dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë Aktualitet

MBYLLET SEANCA PËR PROTESTUESIT/ Dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT