• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT MBLIDHEN NË BRUKSEL MINISTRAT E JASHTËM TË BE-SË/ Pritet të diskutojnë për Ukrainën dhe Bosnjën
Home
Nderkombetare

SOT MBLIDHEN NË BRUKSEL MINISTRAT E JASHTËM TË BE-SË/ Pritet të diskutojnë për Ukrainën dhe Bosnjën

21 February, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen të hënën në Bruksel për të diskutuar për krizën në Ukrainë dhe situatën e sigurisë në Bosnje e Hercegovinë.

Në Bruksel pritet të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pasi kriza në Ukrainë është në krye të agjendës së takimit të ministrave të BE-së.

Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore kanë thënë se Rusia ka vendosur që ta pushtojë Ukrainën, teksa ka grumbulluar mbi 150,000 trupa përgjatë kufijve ukrainas. Por, Moska vazhdimisht mohon se ka plane për pushtim.

Po ashtu, ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë për situatën e përkeqësuar të sigurisë në Bosnje e Hercegovinë.

Shefi i diplomacisë së BE-ë, Josep Borrell, ndezi alarmin më 20 shkurt, pasi nacionalistët kroatë të Bosnjës paralajmëruan se do të prishnin zgjedhjet e ardhshme, dhe do të formonin rajonin e tyre.

Borrell paralajmëroi se situata “është më shqetësuese se kurrë” në Bosnje, që veçse është e ndarë në Federatën Boshnjake-Kroate dhe në entitetin e dominuar nga serbët, të quajtur Republika Sërpska.

“Situata në Bosnje është më shqetësuese se kurrë. Nuk ka qenë kurrë e lehtë, por tendencat devijuese tani janë vërtet shumë shqetësuese”, tha Borrell./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KRAH TË XHEMIT DHE ALTINIT/ Salsano zbulon detajet e programit të ri
Previous article TË TJERA PAMJE SATELITORE/ Forcat ruse i afrohen më pranë kufirit të Ukrainës

s.autor

Postime të ngjashme

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës Botë

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz Botë

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT