Sot zhvillohet në KLGJ, seanca për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Mësohet se ajo është e pranishme në seanca, ku në ambientet e KLGJ ka mbërritur me pranga në duar.
Kjo e fundit është paraqitur pranë KLGJ me pranga në duar dhe maskë të zezë Covid-i.
Gjyqtarja Hoxha do të përballet sot me trupën e KLGJ, pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e saj nga detyra.
Gjyqtarja Hoxha akuzohet se është përfshirë në një skemë korruptive në Gjykatën e Krujës.


