• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sot martohesh/Ja disa rite fatsjellëse për ditën e ‘po’
Home
Jetë

Sot martohesh/Ja disa rite fatsjellëse për ditën e ‘po’

12 January, 2018 luljetaautor Jetë

Nuk janë të vërteta… por besohen: traditat për të ndjellë fatin e mirë që nga momenti i parë

Me fjalë askush nuk dëshiron ta pranojë se është supersticioz, por kur është fjala për ndjelljen e fatit të mirë … është më mirë të mos rrezikosh. Dhe ritet fatsjellëse për jetën e gjatë të një bashkimi janë me të vërtetë të shumta: ne propozojmë një rishikim të vogël, vetëm për të rifreskuar kujtesën tuaj dhe për të mos i lënë asgjë rastësisë.

DITA E ‘PO’ – Proverbat na mësojnë se “gjatë Venusit dhe Marsit nuk duhet të martohesh dhe të nisesh”: kështu që shmangni të martën dhe të premten për ceremoninë e dasmës. Marsi ishte një zot i luftës dhe për këtë arsye konsiderohej një shenjë e keqe për një çift të ri, ndërsa e premtja është një ditë fatkeqe sipas traditës. Megjithatë, fakti që është ditë e dedikuar për Venusin e bën të premten, në disa vende duke përfshirë Norvegjinë, absolutisht ditën më romantike.

ÇIFTI – Një nga ritet më të njohura është se, në ditën e ‘po’, të dy bashkëshortët nuk duhet të takohen. Ndalimi bëhet i detyrueshëm kur nusja tashmë është e veshur me fustanin e dasmës: dhëndri duhet të presë rreptësisht në altar dhe, nëse është e mundur, të mos e admirojë ndërkohë që ec për te altari. Dhe pikërisht për të fshehur deri në fund fytyrën e saj nusja hyn me vellon para fytyrës së saj dhe e tregon veten vetëm kur i ati, ose ai që e shoqëron në altar, ia dorëzon dhëndrit.

NUSJA – Jo të gjithë e dinë se, para dasmës, nusja nuk duhet të shikohet në pasqyrë kur ajo është plotësisht e veshur. Për të kontrolluar imazhin e saj duhet të paktën të lërë, një këpucë, doreza apo vathë.

Dhëndri – Sapo të jetë gati dhe të dal jashtë shtëpisë, kurrë nuk duhet të shikojë prapa dhe të rikthejë hapat e tij. Nëse ai ka harruar diçka, ai duhet të dërgojë dikë për ta marrë.

Veshja dhe aksesorët – gjyshet gjithmonë e porosisin nusen që të vesh bashkë me veshjen një sërë aksesorësh:

– Një gjë të vjetër – ajo i përket të kaluarës së saj dhe simbolizon gjithçka që mbetet pas, pa e mohuar atë. Për shembull, mund të jetë një xhevahir i vogël, një kapëse flokësh apo ndonjë palë të brendshme: është e mjaftueshme që t’i ketë veshur tashmë disa herë para ditës së ‘po’.

– Një gjë të re – simbolizon jetën e re që po fillon. Mund të jetë e njëjta veshje, ose këpucë ose çorapë.

– Një gjë të huazuar – është simboli i dashurisë së njerëzve që rrethojnë nusen dhe do të vazhdojnë ta mbështesin përgjithmonë: mund të jetë një xhevahir, një shami, ose diçka që duhet të mbajmë me vete në ditën e ‘po’.

– Një gjë të dhuruar – është një tjetër simbol i dashurisë së njerëzve të dashur.

– Një gjë të kaltër – ngjyra simbolizon sinqeritetin dhe pastërtinë e nuses së re. Është e mjaftueshme që një fjongo e kësaj ngjyre të vendoset në llastikun ose qepur brenda rripit të veshjes.

– Llastik çorapesh – kjo nuk është një fatsjellëse “e detyrueshme”, por ka një traditë të gjatë. Në të kaluarën besohej se marrja e një pjese të veshjes së nuses do të sillte fat për vajzat e ftuara, dhe kjo është arsyeja pse nusja i heq çorapet e saj dhe i hedh ata tek miqtë e saj. Ndonjëherë llastiku cahet dhe hidhet tek mysafirët beqarë, të cilët pastaj tregojnë dhuratën, duke e aplikuar atë në kapelë, për shembull.

Kravata e dhëndrit – Në disa rajone të Italisë, në fund të dasmës, pritet kravata e dhëndrit, duke i lënë të veshur vetëm pjesën me nyjën. Pjesa tjetër është e prerë në shirita, secila prej tyre është “shitur” tek mysafirët e ndryshëm në këmbim të një kartëmonedhe. Paraja është vënë në një shishe të zbrazët, si një dhuratë e mëtejshme e dasmës për çiftin e ri.

Unazat – Asnjëherë mos blini unazën e martesës dhe gjërat e dasmës së bashku nëse nuk doni të zhgënjeheni. Gjithashtu, nuk duhet të vihen unazat e martesës para momentit të ‘po’: vetëm një test i shkurtër është i lejuar, për të kontrolluar diametrin e unazës. Nëse pastaj, rastësisht, unazat dalin nga dora dhe bien në tokë në kishë, ato mund të mblidhen vetëm nga ata që kryesojnë ritin. Unaza vendoset në gishtin e majtë që nga kohët e Egjiptit të lashtë: në fakt, besohej se

në këtë gisht ishte një venë që arrinte drejtpërdrejt në zemër, duke sjellë kështu të gjitha ndjenjat.

Hyrja në shtëpi – Një traditë shumë e lashtë (ajo daton që nga romakët e lashtë) imponon që dhëndri ta ngrejë nusen në prag të shtëpisë dhe ta çojë atë në krahët e saj në shtrat. Nëse vajza do të pengohej, do të konsiderohej një shenjë e keqe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Gjigandët turk nisin bisedimet me Raiolan, Ibra drejt largimit nga United!
Previous article Merkato, lojtari i Benficas pritet të jetë përforcimi i parë i Interit në janar

luljetaautor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT