• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT KUVENDI/ PS-ja do të rrëzoj tetë dekretet e Presidentit për koncesionet dhe kreun e KLSH-së
Home
Politikë

SOT KUVENDI/ PS-ja do të rrëzoj tetë dekretet e Presidentit për koncesionet dhe kreun e KLSH-së

12 September, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Shumica socialiste në Kuvendin e Shqipërisë pritet që t’i rrëzojë Presidentit Ilir Meta në seancën e sotme plenare tetë dekrete, shtatë që riktheu për shqyrtim dhe një për emërimin e Petraq Milos në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por kush janë dekretet e tjera që pritet që të rrëzohen përpos emrit të tretë të kreut të KLSH-së?

Në listë janë ligji për koncesionet, kontratat për rrugët Milot – Balldren dhe Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat. Dekreti për rezervat materiale të shtetit është një tjetër ligj që e pret i njëjti fat, po ashtu edhe ai për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare, për vetëqeverisjen vendore dhe planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Të gjitha ligjet e kthyera për shqyrtim u rrëzuan më parë në komisionet parlamentare, ndërsa sot vulosen në seancën plenare.

Në seancën e radhës pritet që të rrëzohen dekretet e tjera, mes të cilave është ai për Akademinë e Shkencave që u rrëzua dje në Komisionin Parlamentar të Edukimit. Ndërkohë që sot në rendin e ditës përpos dekreteve janë edhe pika të tjera të rëndësishme si miratimi i projektvendimit për zgjedhjen e Besnik Dervishit Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për emërimin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe të tjera.

Tetë dekretet e Presidentit që pritet që të rrëzohen sot në Kuvend
1. Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit
2. Dekreti për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare
3. Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore
4. Dekreti për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit
5. Dekreti për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat
6. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat
7. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren
8. Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLINDI "G ClASS" I PËRMBYSUR/ U dyshua se autori u "zhduk", policia jep detajet: Ja kush është dhe ku ndodhet
Previous article E RËNDË/ Makina përplas rëndë drejtuesin e biçikletës në mes të Tiranës

k.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt Politikë

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani Politikë

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT