• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT JETOJNË MES “LUKSIT”/ Njihuni me të dashurat që kanë fituar zemrën e Vladimir Putinit (FOTOT)
Home
Jetë

SOT JETOJNË MES “LUKSIT”/ Njihuni me të dashurat që kanë fituar zemrën e Vladimir Putinit (FOTOT)

7 April, 2022 s.autor Jetë

Vladimir Putin është jashtëzakonisht diskret për femrat në jetën e tij. Por sanksionet perëndimore po hedhin dritë mbi të gjitha vajzat që kanë pasur lidhje me të, si dhe vajzat e tij, të cilat po bëjnë jetë luksoze në Perëndim, me paratë e vjedhura nga populli rus, shkruan Nypost.

Ja kush janë gratë që kanë fituar zemrën ‘e zezë’ të Vladimir Putin, sipas ‘NYpost’:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lyudmila Shkrebneva

Një stjuardesë ruse, e cila u martua me Vladimir Putinin në vitin 1983. Ajo ishte zyrtarisht “zonja e parë” e vendit kur Putin u bë për herë të parë president në vitin 2000, por deri atëherë ata jetonin të ndarë.

 

 

Dy vajzat e tyre janë tani në listën e sanksioneve nga SHBA:

Maria Putina, 36 vjece, e cila përdor mbiemrin Vorontsova dhe është bashkëpronare e Nomenko, një firmë investimesh për kujdesin shëndetësor.

Vajza tjetër e tyre Katerina Tikhonova, 35 vjece, një ish-balerinë që drejton një nismë për inteligjencën artificiale në Universitetin Shtetëror të Moskës.

Maria po jetonte mes luksit në Holandë dhe po dilte me një shtetas holandez, i quajtur Jorrit Faasen, i cili kishte një punë me pagesë shumë të lartë, të lidhur me sektorin e naftës dhe gazit të Rusisë.

Por ata u dëbuan dhe u detyruan të ktheheshin në Rusi në vitin 2014 pas rrëzimit të një avioni të Malaysian Airlines që la 298 të vdekur, përfshirë 193 holandezë.

Katerina, ndërkohë, u martua me Kirill Shamalov në vitin 2013 – dhe më pas ai u bë miliarderi më i ri i Rusisë, si drejtor dhe pjesërisht pronar i Sibur, një kompani ruse nafte. Ata u divorcuan në vitin 2018.

Ndërkohë, Putin dhe Lyudmila u divorcuan në vitin 2014.

Që atëherë ajo është rimartuar dhe është zhvendosur në jug të Francës.

Burri i saj i ri, Artur Ocheretny, është dy dekada më i ri se ajo, sipas Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Svetlana Krivonogikh

Në vitin 2003, Putin thuhet se kishte një histori dashurie me sanitaren, e cila u bë dashnorja e tij, dhe punonte në një nga komplekset luksoze ruse.

Krivonogikh tani jeton në Monako, në një apartament me vlerë rreth 4.1 milionë dollarë të blerë nga një firmë misterioze offshore që u ekspozua në Pandora Papers vjeshtën e kaluar – me vajzën e saj 19-vjeçare, Luiza Rozova, e cila njihet gjithashtu si Elizaveta Krivonogikh.

Rozova ka postuar foto ku shihet duke bërë një jetë luksoze.

Nëna e saj, ndërkohë, ka një biznes prej 95 milionë dollarësh dhe një jaht superluksoz.

Ajo është madje një bashkëpronare e Bank Rossiya, një nga bankat më të mëdha private në Rusi, e themeluar me para nga Partia Komuniste në vitet 1990.

Alina Kabaeva

Putin besohet të jetë martuar më pas me këtë gjimnaste olimpike dhe ka pasur katër fëmijë me të – dy vajza binjake dhe dy djem, të cilët kanë lindur të gjithë në Zvicër.

Kabaeva ishte me sa duket myslimane dhe ishte konvertuar në ortodokse ruse për hir të Vladimir Putinit, thonë burimet. E njohur si “Eva Braun” e Putinit, Kabaeva dhe fëmijët e tyre besohet se jetojnë në Zvicër. Miqtë thuhet se po i kërkojnë asaj që të përdorë ndikimin që ka tek Putin për të ndaluar luftën ne Ukraine.

Victoria Lopyreva

E dashura e supozuar e Putinit është një personazh televiziv rus dhe Miss Rusia 2003, e cila në vitin 2018 u bë ambasadore zyrtare e Kupës së Botës dhe drejtoreshë e konkursit Miss Rusia.

Ajo tani thuhet se jeton me një rus të quajtur Igor Bularov.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHDUKJA E KRYESEKRETARES SË GJYKATËS LEZHË/ Burri kallëzoi në polici mbrëmjen e së mërkurës, pak ditë më parë fitoi konkursin për…
Previous article HABIT ME DEKLARATËN/ Aktorja e humorit: Agron Llakaj më hoqi nga puna pa paralajmërim

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT