• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT HESHTJE ZGJEDHORE/ Nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor
Home
Politikë

SOT HESHTJE ZGJEDHORE/ Nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

10 May, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Pas 1 muaji fushatë elektorale, Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në votime për të vendosur se kush do t’i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, në nenin 77, përcakton qartë periudhën e heshtjes zgjedhore dhe kufizimet që lidhen me të. Sipas këtij neni, dita para datës së zgjedhjeve dhe dita e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Gjatë kësaj periudhe, ndalohet çdo aktivitet fushate zgjedhore, përfshirë zhvillimin e mitingjeve, aktiviteteve të tjera zgjedhore dhe shpërndarjen e materialeve propagandistike nga subjektet zgjedhore.

Për ata që shkelin këtë dispozitë, Kodi Zgjedhor parashikon sanksione financiare. Në nenin 174, përcaktohet se subjektet zgjedhore që thyejnë heshtjen zgjedhore mund të gjobiten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me një shumë prej 500,000 lekësh. Po ashtu, media që shkel këtë rregull mund të gjobitet me një shumë prej 2,000,000 lekësh.

Këto masa synojnë të sigurojnë një proces zgjedhor të ndershëm dhe të paanshëm, duke garantuar që zgjedhësit të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre pa ndikime të jashtme në periudhën e heshtjes zgjedhore.

Brenda dhe jashtë Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit 2025 të drejtën e votës e kanë 3 milionë e 713.761 shtetas shqiptarë, nga të cilët 114.642 votojnë për herë të parë.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë. Në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.

Votimi i diasporës

Për herë të parë në këto zgjedhje voton edhe diaspora. Ky proces realizohet përmes postës. Vota e emigrantëve do të numërohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe do të llogaritet sikur qytetari të kishte votuar në qarkun, ku ai banonte në Shqipëri.Ky proces ka shkaktuar reagime të shumta, për shkak se ka pasur pakënaqësi nga partitë politike , të cilat e kanë akuzuar KQZ-në për parregullsi, si p.sh. se zarfi ka mbërritur pa fletën e votimit apo se nuk ka shkuar adresën.

Në garë më 11 maj janë 11 parti politike:

1. -Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
2. Partia Lëvizja Bashkë
3. Lëvizja Atdheu
4. Koalicioni Euroatlantik
5. Partia Socialiste
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
7. Aleanca Kombëtare Shqiptare
8. Aleanca Demokracia e Re
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim
10. Partia Mundësia
11. Partia Social Demokrate

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet në Athinë 51-vjeçari, pritet ekstradimi
Previous article SOT ETAPA E DYTË E GIRO D'ITALIA/ Rrugët që do të bllokohen në Tiranë nga ora 10:00 deri në 18:00

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT