• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SOT DO MARTOHEM ME DASHURINË E JETËS”/ Themeluesi i WikiLeaks i jep fund beqarisë në burgun e sigurisë së lartë
Home
Jetë

“SOT DO MARTOHEM ME DASHURINË E JETËS”/ Themeluesi i WikiLeaks i jep fund beqarisë në burgun e sigurisë së lartë

23 March, 2022 s.autor Jetë

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange do të martohet sot me të fejuarën e tij në burgun Belmarsh.

Assange ndodhet në një burg të sigurisë së lartë që kur u tërhoq zvarrë nga ambasada ekuadoriane në Londrës në vitin 2019, ndërsa vitin e kaluar iu dha leja për t’u martuar.

Ai aktualisht po “lufton” që të mos ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, ku kërkohet si i akuzuar për një komplot për zbulimin e informacioneve të mbrojtjes kombëtare pas publikimit nga WikiLeaks të qindra mijëra dokumenteve të zbuluara në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak.

Assange ka fituar mbështetje nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe grupet e gazetarëve në mbarë botën.

E fejuara e tij, Stella Moris tha se ishte e gëzuar që u lejua të martohej me themeluesin e WikiLeaks, pavarësisht kufizimeve të vendosura në dasmën e tyre.

Stella Moris

Vetëm katër të ftuar dhe dy dëshmitarë do të lejohen të marrin pjesë në ceremoni, si dhe dy roje sigurie.

Dame Vivienne Westwood ka dizanjuar fustanin e nusërisë së Moris dhe kostumin për Assange, prindërit e të cilit janë me origjinë skoceze.

“Natyrisht që jemi shumë të emocionuar, edhe pse rrethanat janë shumë kufizuese. Të ftuarit dhe dëshmitarët duhet të largohen sapo të përfundojë ceremonia, edhe pse kjo do të jetë para përfundimit të kohës normale të vizitës. Julian mezi po e pret të martohemi sepse më në fund po ndodh, shumë muaj pasi kemi bërë kërkesën”, u shpreh ajo.

Mbështetësit e Assange do të mblidhen gjithashtu jashtë burgut të mërkurën për të festuar dhe çifti u ka kërkuar atyre të vishen sikur të ishin duke marrë pjesë në një martesë.

Kostoja e ceremonisë do të mbulohet nga çifti, të cilët kanë dy fëmijë së bashku, Max, dy vjeç dhe Gabriel, katër vjeç.

Në vend të dhuratave, u sugjerua që mbështetësit e Assange të dhurojnë për fushatën e re zyrtare Crowdfunder, të sponsorizojnë një stol parku ose diçka të ngjashme në zonën e tyre dhe të vendosin postera që bëjnë thirrje për lirimin e Assange.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËSOI INFRAKT/ Flet për herë të parë Sokol Balla, tregon si është gjendja e tij shëndetësore
Previous article KRIZA/ Balla: Deputetët e PS do të zbresin në terren për të kontrolluar çmimet...

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT