• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOT DËRGOHEN FORMULARËT E PARË/ Anti-KÇK-ja zbret në terren, kriminelët duhet të justiufikojnë pasurinë për 48 orë
Home
Breaking News

SOT DËRGOHEN FORMULARËT E PARË/ Anti-KÇK-ja zbret në terren, kriminelët duhet të justiufikojnë pasurinë për 48 orë

3 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

Fjalët dhe vendimet sot i lënë vendin veprimeve konkrete. Anti-KÇK-ja zbret në terren për të nisur luftën kundër krimit dhe terrorizimit. Efektivët e OFL-së, Operacioni Forca e Ligjit, e cila është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trajnim të specializuar dhe stërvitje del në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapo miratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.

Por si do të bëhet kjo dhe cfarë pritet që konkretisht të ndodhë sot?  Referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama dje, që bëri prezantimin e paketës nga reparti RENEA, sot parashikohet që të shpërndahen formularët e parë për personat të cilët struktura e OLF-së ka dyshime se kanë vendosur pasurinë nga krimi. Procesi mbi vërtetimin e dyshimeve për një pasuri mbyllet në harkun kohor të 30 ditëve. Gjithcka do të nisë sot me një formular që struktura e re do u dërgojë kriminelëve brenda apo jashtë burgut për të justifikuar pasurinë. Më pas ky formular i dërgohet SPAK-ut që duhet të shprehet për 15 ditë dhe po kaq gjykatës. Pra cikli, pa llogaritur apelin në hapin e parë mbyllet brenda muajit.

Por cfarë ndodh kur lindin dyshime mbi vendimin e gjykatës? Për këtë kryeministri u shpreh se shteti (Propozon ministria e Drejtësisë vendos KLP ose KLGJ) mund të kërkojë pezullimin e gjyqtarëve nga detyra dhe fillimin e hetimeve për ata. Megjithatë ai paralajmëroi edhe pjesën tjetër, që i ka nxjerrë jashtë venttingu, kur tha se ashtu si kriminelët tani, edhe ata një ditë do të përgjigjen për gjithçka që kanë. Përveç atyre që janë në burg apo hetim, në sitën e anti-KÇK-së do të jenë edhe ata që u akuzuan dhe gjykata, sipas tij e korruptuar i liroi dhe u ktheu pasurinë. Kryeministri ishte i qartë, kur tha dje se do të shkojë në favor të policisë, për rritje rrogash dhe modernizim. Gjithashtu edhe makinat e blinduara të kriminelëve, për të cilat Rama tha se nuk meritojnë të hipin as mbi gomar, pasi e fyejnë. Akti Normativ dje u përshëndet edhe nga SHBA dhe BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Izolohet qyteti i dytë në Kinë me 9 milionë banorë
Previous article GARA PËR KREUN E FBI-SË SHQIPTARE/ Sot dalin emrat që kalojnë fazën e parë për BKH-në

Delo.autor

Postime të ngjashme

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë Aktualitet

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT