Partia Socialiste do të zhvillojë pasditen e sotme (9 tetor) Asamblenë e Partisë, ndërsa është zbuluar edhe axhenda e aktivitetit.
Asambleja do të fillojë në orën 15:30 te Amfiteatri i liqenit me fjalën e kryeministrit Edi Rama për të vijuar më pas me propozimin e zgjedhjen e organeve drejtuese të Partisë.
Me ane te nje statusi pak minuta më parë në “Facebook”, Rama fton te gjithë ndjekesit te majtë e të djathtë ta ndjekin duke i siguruar se nuk do humbasin kohën kot.
Statusi:
“Pas pak, në 16.00, fjala përpara Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste
Çdo mik të kësaj faqeje, i majtë, i djathtë a mes të dyjave, që do ta ndjekë sot e siguroj që nuk do të humbasë kohën kot
“


