Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar politikanin shqiptar, Arbën Xhaferi në shtatë vjetorin e vdekjes.
Kreu i shtetit ka thënë se trashëgimia e tij intelektuale, do t’i shërbejë shqiptarëe si frymëzim për modernizimin e shoqërisë,
“Në shtatë vjetorin e vdekjes, sot kujtojmë intelektualin dhe politikanin e madh, Arbën Xhaferi. Trashëgimia intelektuale, kulturore dhe politike e tij, do të na shërbejë gjatë si frymëzim për t’i vazhduar përpjekjet për modernizimin e shoqërisë, përmes vlerave evropiane. Arben Xhaferi do të mbetet njëri nga idhtarët dhe formësuesit më të mëdhenj të identitet evropian të shqiptarëve në tri dekadat e fundit’, shkruan Thaçi.


