• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT 5 VITE QË BRITANI E MADHE DOLI NGA BREXIT/ Bilanci i ndikimit që pati në ekonomi superfuqia europiane
Home
Nderkombetare

SOT 5 VITE QË BRITANI E MADHE DOLI NGA BREXIT/ Bilanci i ndikimit që pati në ekonomi superfuqia europiane

1 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Më 31 janar 2020, Mbretëria e Bashkuar u largua nga Bashkimi Evropian, duke u bërë i vetmi shtet që është shkëputur nga BE. Pesë vite më pas, bilanci i Brexit mbetet i diskutueshëm. Në Evropë ka mbizotëruar shpesh një narrativë katastrofike, sipas së cilës Britania ka hyrë në një krizë të thellë të shkaktuar nga vetja. Megjithatë, realiteti paraqitet më i ndërlikuar, me ndikime të ndryshme në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Një raport i fundit, “The Brexit Files”, i publikuar nga think tank-u “UK in a Changing Europe”, analizoi ndikimin e Brexit në ekonominë britanike. Sipas Zyrës për Përgjegjësi Buxhetore, Brexit do të shkaktojë një rënie afatgjatë prej 15% në volumet e tregtisë dhe një tkurrje prej 4% në produktivitetin e ekonomisë, efekt që do të ndihet plotësisht pas 15 vitesh. Megjithatë, disa ekspertë në City of London theksojnë se këto janë modele matematikore dhe se faktorë të tjerë mund të ndikojnë në përmirësimin e situatës.

Në përgjithësi, ndikimi negativ i Brexit në PBB-në britanike vlerësohet deri në 5%, por raporti thekson se faktorë të tjerë si pandemia, rritja e çmimeve të energjisë dhe inflacioni kanë ndikuar gjithashtu në ekonominë britanike dhe atë evropiane. Sipas Sarah Hall, profesoreshë në Universitetin e Kembrixhit, sektori i shërbimeve ka performuar mirë, veçanërisht në fushat e teknologjisë dhe industrive kreative, ndërsa prodhimi dhe bizneset e vogla dhe të mesme kanë qenë më të prekura. Tregtia e mallrave ka rënë me 9.4% që nga viti 2019, ndërsa eksporti i shërbimeve është rritur me 7.5% në vit.

Një nga surprizat më të mëdha ka qenë migracioni. Ndërsa imigrimi nga BE është ulur, imigracioni nga vendet jashtë BE është rritur ndjeshëm, duke kompensuar humbjet dhe duke ndihmuar ekonominë britanike më shumë sesa parashikohej. Sipas profesor Jonathan Portes nga King’s College London, Brexit ka ndikuar negativisht në investimet publike dhe private, por nuk ka pasur ndikimin drastik që parashikohej fillimisht.

Në nivel krahasues, edhe ekonomitë kryesore të BE-së, si Gjermania, Franca dhe Italia, kanë përjetuar ngadalësim ekonomik, duke sugjeruar se Brexit mund të ketë pasur një ndikim më të vogël se sa mendohej. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që Britania do të rritet me 1.5% në 2025 dhe 1.6% në 2026, duke e tejkaluar rritjen e Eurozonës.

Në përfundim, Brexit ka shkaktuar një “sgonfiamento të ngadaltë” të ekonomisë britanike, sipas profesor Portes, por është e vështirë të dallohet qartë se cilat probleme janë pasojë direkte e Brexit dhe cilat janë të lidhura me faktorë të tjerë globalë. Profesor Tony Travers nga London School of Economics e përmbledh situatën: “Brexit nuk ishte një zgjedhje ekonomike, por politike dhe emocionale”./ Përshtatur nga Corriere della Sera /

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ SHBA: Ukrainasit të zgjedhin drejtuesin e ri pasi të arrihet armëpushimi
Previous article PARALIZOHET SERBIA/ Protestuesit përfundojnë marshimin 2-ditor drejt Novi Sadit

s.autor

Postime të ngjashme

TRUMP I HAP RRUGËN JD VANCE/ “The Washington Post”: Presidenti amerikan e sheh si pasuesin e tij në garën presidenciale të vitit 2028 Botë

TRUMP I HAP RRUGËN JD VANCE/ “The Washington Post”: Presidenti amerikan e sheh si pasuesin e tij në garën presidenciale të vitit 2028

PËRPLASEN DY TRAMVAJE NË GJERMANI/ Mbi 20 të plagosur, 3 në gjendje kritike Botë

PËRPLASEN DY TRAMVAJE NË GJERMANI/ Mbi 20 të plagosur, 3 në gjendje kritike

NGA DUBAI, NË GREQI E ITALI/ Lufta me Iranin po ndryshon zgjedhjet e pushuesve Botë

NGA DUBAI, NË GREQI E ITALI/ Lufta me Iranin po ndryshon zgjedhjet e pushuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT