• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT 10 VITE NGA “21 JANARI”/ Rama: Shpallen “Dëshmorë të Atdheut”. Ka ndikuar në historinë e Shqipërisë…
Home
Politikë

SOT 10 VITE NGA “21 JANARI”/ Rama: Shpallen “Dëshmorë të Atdheut”. Ka ndikuar në historinë e Shqipërisë…

21 January, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Rama tha se 4 të vrarët gjatë protestave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011 janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”. 4 viktimat Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë shpallur Dëshmorë të Atdheut.

Kryeministri Rama gjatë konferencës së tij, ka shpjeguar se humbja e 4 jetëve kanë ndikuar historinë e Shqipërisë në dy drejtime, marrëdhënien e qeverisë në raport me protestën dhe transformimin e sistemit të drejtësisë.

“Sot është dita për të bërë një reflektim pas një rrugëtimi 10-vjeçar në përpjekje për të kuptuar bashkarisht se si ajo ngjarje tragjike dhe 4 jetë të pafajshme të humbura kanë ndikuar historinë tonë të re në dy drejtime. Në njërën anë në drejtim të marrëdhënies së qeverisë me protestën dhe nga ana tjetër në drejtim të transforimit të sistemit të drejtësisë. 21 janari përtej plagëve të pangushëllueshme, që hapin shpirtin e familjeve të 4 dëshmorëve. Nëse e shohim në aspektin e parë, sot kemi të gjitha arsyet për tu përulur me mirënjohje përpara kujtimit të këtyre 4 dëshmorëve, humbja e jetës të së cilëve vuri vijë të kuqe për të gjithë duke e bërë të pakapërcyeshme forcën e shtetit në raport me lirinë dhe të drejtën për të protestuar. Jam krenar që ne si pjesë e asaj përpjekje në një kohë tjetër tejet të vështirë me marrjen e përgjegjësisë së qeverisjes së vendit, kemi qenë mishërimi i një vullneti të palëkundur për të garantuar për të gjithë dhe gjithmonë. Situata shumë herë më dramatike nga pikëpamja e kërcënimit të fuqisë së protestës dhe tejkalim të gjithë asaj kornize që përcakton Kushtetuta dhe ligji për të drejtën për të protestuar. Jeta e protestuesit të mos vendoset në pikëpyetje” – tha Rama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E 4 PROTESTUESVE MË "21 JANAR"/ Rama: Parlamenti nuk bën gjyqe dhe as akuza penale, duhet të veprojë drejtësia
Previous article "ÇFARË JAM UNË SOT..."/ Atdheu përlotet ne studio për humbjen më të madhe në jetë: Kam qenë shumë i afërt

s.autor

Postime të ngjashme

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore Aktualitet

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT