Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca e konsideron një hap të rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi, krijimi Këshillit të Emërimeve (KED)
Soreca: Sot, Kuvendi ka zgjedhur anëtarët e KED. Ky është një hap i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Ne presim me padurim javën e ardhshme kur Asambleja e Përgjithshme e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve do të takohet për të ngritur KLGJ-në dhe KLP-në.