Sonila Meço në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas deklaratave të Ramës në “Zonë e Lirë” i cili pareshtur e quajti median përsëri kazan.
Meço thotë se kryeministri harxhon orë të ditës e natës duke iu avitur çdo mikrofoni a rrjeti social për t’u mbrojtur nga akuzat publike për lidhje me krimin, ndërsa ekonomia, shëndetësia, arsimi, administrimi funksionojnë vetvetiu në sistemin ku ka futur “pilot automatik”.
“Ndërkohë kazani zien e ngre flluska sa më shumë të palara t’i hedhësh.
Ja kujt i duhet kazani”, shkruan Ajo.
REAGIMI I PLOTË:
Dmth një kryeministër harxhon orë të ditës e natës duke iu avitur çdo mikrofoni a rrjeti social për t’u mbrojtur nga akuzat publike për lidhje me krimin, kanabisin, trafiqet.
Se ekonomia, shëndetësia, arsimi, administrimi funksionojnë vetvetiu në sistemin ku ka futur pilot automatik.
Ndërkohë kazani zien e ngre flluska sa më shumë të palara t’i hedhësh.
Ja kujt i duhet kazani!!!!