• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SONDAZHI I KE/ Shqiptarët më të pakënaqurit me arsimin në Europë
Home
Sociale

SONDAZHI I KE/ Shqiptarët më të pakënaqurit me arsimin në Europë

17 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Sociale

Shqiptarët janë më të pakënaqurit në Europë me arsimin dhe janë njerëzit më të ardhura të ulëta të cilët e vuajnë më shumë.

Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, të zhvilluar nga Komisioni Europian në vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe ato kandidate për tu anëtarësuar, Shqipëria ka nivelin më të ulët të kënaqësisë me arsimin në vend (satisfaction with education). Niveli i kënaqësisë në vend është 5.8, ndërsa mesatarja e Europiane është 7.3.

Edhe në krahasim me vendet e tjera kandidate për t’u anëtarësuar, shqiptarët janë sërish më të pakënaqurit. Nivelin më të lartë të kënaqësisë ndaj arsimit e ka Serbia, pothuajse sa mesatarja e Bashkimit Europian. Të anketuarit atje kanë raportuar një nivel kënaqësie nga sistemi arsimor prej 7.2 pikë. Mali i zi gjithashtu ka një nivel të lartë kënaqësie me sistemin arsimor, me një diferencë të ngushtë me Serbinë, prej 6.7 pikësh. Më pas vendet ndiqen nga Maqedonia dhe Turqia me përkatësisht 6.1 dhe 6 pikë.

Në Europë, vendet me nivelin më të lartë të kënaqësisë ndaj sistemit arsimor janë Danimarka me 8.2 pikë dhe Finlanda me 7.9 pikë. Ndërsa nivelin më të ulët e ka Greqia me 6.5 pikë.

Por siç tregojnë rezultat e Anketës së Cilësisë së Jetës, Shqipëria ka dhe pabarazinë më të madhe për sa i përket arsimit. Sipas të ardhurave, më të pakënaqurit me arsimin në vend janë njerëzit me të ardhura të ulëta. Eurofound i ka ndarë të anketuarit në katër klasa të ardhurash (nga klasa I në IV) duke i renditur nga më e ulëta tek më e larta. Individët me të ardhura më të ulëta kanë nivelin më të ulët të kënaqësisë ndaj arsimit, me 4.6 pikë. Ndryshe nga Shqipëri, në vendin fqinj, Malin e Zi, të anketuarit që i përkasin nivelit më të ulët të të ardhurave kanë një nivel kënaqësie më të lartë se mesatarja.

Në kontrast me të anketuarit më të ardhura të ulëta, ata që iu përkasin klasës IV të të ardhurave kanë raportuar relativisht të lartë kënaqësie ndaj sistemit arsimor.

Në krahasim me vendet e rajonit për të anketuarit më të ardhura të larta, Shqipëria ka nivel të lartë të kënaqësisë ndaj arsimit.

Studentët shqiptarë prej më shumë se 10 ditë janë ngritur në protestë ndaj cilësisë së universiteteve në vend. Kërkesë kryesore e studentëve është përgjysmimi i tarifave universitare dhe përmirësimi i kushteve në auditore dhe konvikte, duke rritur buxhetin për arsimin në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Arsimi iu rëndon shqiptarëve krahasuar me BE-në. Pesha e shpenzimeve për arsim ishte sa gati 4% e totalit të shpenzimeve të familjeve, nga 1% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR NJË JAVË TË MBARË/ Ja 5 gjërat që duhet të bëni çdo të hënë
Previous article "U KAP ME LIBRA ANTISHQIPTARË"/ Dalin detajet e ndalimit të Panajot Barkës në Kakavijë. Kishte me vete...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT