• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sondazhi/ Vlerësimi për gratë, ja çfarë mendojnë amerikanët për Trump
Home
Botë

Sondazhi/ Vlerësimi për gratë, ja çfarë mendojnë amerikanët për Trump

6 November, 2017 F.autor Botë

Sipas një sondazhi të Washington Post-ABC News, publiku amerikan vazhdon të ketë një vlerësim të ulët të punës së presidentit Donald Trump.

Trump ka qenë në detyrë për gati një vit dhe miratimi për punën e tij është “dukshëm më i ulët se për çdo president të mëparshëm në këtë pikë në presidencën e tij gjatë shtatë dekadave të sondazheve”, shkruan gazeta The Washington Post. Vetëm 37 për qind e amerikanëve ose më pak se 4 në 10 amerikanë miratojnë punën e presidentit Trump si udhëheqës i Shteteve të Bashkuara.

Mosmiratimi i punës së tij ka arritur në 59 për qind, dhe gjysma e atij grupi nuk e mbështesin thellësisht punën që ai po bën.

Rezultatet në sondazhin Post-ABC janë të ngjashme me ato të sondazheve të fundit mbi punën e presidentit. Sondazhi i Gallup, i cili vëzhgon prirjet politike kombëtare të opinionin publik amerikan, tha të premten se 56 për qind e publikut nuk e miraton punën e Presidentit Trump në krahasim me 39 për qind që e mbështet.

100 ditë pas inaugurimit të tij, në fund të prillit, 42 për qind e amerikanëve thanë se mendonin se Trump kishte bërë arritje të mëdha, por tani ky numër ka rënë në 35 për qind.

Gazeta thotë se 65 për qind e të anketuarve thonë se presidenti Trump ka arritur “jo shumë” ose “pak ose aspak”.

Sondazhi tregoi gjithashtu se 51 për qind e amerikanëve nuk kishin fare besim në punën e presidentit për trajtimin e kërcënimit të paraqitur nga Koreja e Veriut.

Gazeta The Washington Post njofton se gjysma e amerikanëve mendojnë se presidenti ka paragjykime ndaj afrikano-amerikanëve dhe më shumë se gjysma, 55 për qind mendojnë se ai ka paragjykime ndaj grave.

Megjithatë, nga ata që votuan për presidentin Trump në zgjedhje, 91 për qind vazhdojnë ta miratojnë punën e tij. Sondazhi u krye mes 29 tetorit dhe 1 nëntorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ushqimi i fëmijëve të moshës 3-6 vjeç
Previous article Historia tronditëse/ Masakra e Teksasit, pastori pa vdekjen e vajzës në Kishë

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT