Vetëm 36% e votuesve të regjistruar do të mbështesin Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, raporton një sondazh i ri, ku dhe shihet se ka një rënie të shpejtë nga 46% e votave që ai mori vitin e kaluar.
Sipas anketës së NBC / Wall Street Journal që doli të mërkurën, vetëm 18% e votuesve të regjistruar do të votonin për Presidentin në vitin 2020 dhe 18% do të votonin “ndoshta” për të. Tridhjetë e tetë përqind e anketuar thanë se do të votonin për kandidatin demokrat, dhe 14% thanë se “ndoshta” do të votonin për kandidatin demokrat.
Sondazhi për këtë pyetje, i cili ka anketuar 736 zgjedhës të regjistruar, është kryer në datat 13 deri në 15. Marshi i gabimit është 3.61 pikë përqindjeje. Në 2016, Trump mori pak më shumë se 46% të votave, ndërsa kundërshtarja e tij demokrate Hillary Clinton mori pak më shumë se 48 përqind.
Sondazhi përfshiu një krahasim me perspektivat e rizgjedhjes së Bill Klintonit në dhjetor 1993. Në atë pikë në presidencën e Clintonit, 18% thanë se patjetër do të votonin për Clinton, dhe 24% thanë se do të votonin për të. Ndërkohë, 19% thanë se ndoshta do të votonin për kandidatin republikan, dhe 14% thanë se patjetër do të votonin për të.
Zgjedhjet e 2020, janë më pak më pak se tre vite larg. Asnjë demokratë ende nuk ka nisur një fushatë. Por rezultatet tregojnë një nivel pakënaqësie me Presidentin aktual, Trump.
Vetëm 24% e amerikanëve e miratojnë fuqishëm punën që po bën si President, ndërsa 48% e kundërshtojnë fuqimisht. Në përgjithësi, 41% e miratojnë mandatin e Trump deri tani, ndërsa 56% nuk e miratojnë.
Sondazhi gjithashtu zbuloi se vetëm 21% e amerikanëve kanë një pamje shumë pozitive të Trump, ndërsa 45% kanë pikëpamje shumë negative.
Përgatiti: AlpeNews.al


