• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sondazhi/ Serbët: Do të hiqnim dorë nga BE-ja për Kosovën
Home
Rajon

Sondazhi/ Serbët: Do të hiqnim dorë nga BE-ja për Kosovën

31 March, 2018 Ina.Autor Rajon

Mbi 80 për qind e qytetarëve të Serbisë nuk do të mbështesnin pavarësinë e Kosovës edhe sikur një gjë e tillë të ishte kusht për anëtarësimin e shtetit serb në Bashkimin Evropian, tregon një sondazh i Institutit për Çështje Evropiane dhe i agjencisë Ninamedia në Beograd.

Sondazhi, i realizuar nga data 16 deri më 20 mars, me 1,203 të anketuar, nxjerr në pah se një e treta e tyre do të mbështesnin ndarjen e Kosovës, ndërsa 56 përqind jo.

Pranimin e Kosovës nga Qeveria aktuale e Serbisë ose ndonjë e ardhshme e pret 26 përqind e qytetarëve serbë të anketuar, ndërsa 55 përqind e tyre konsideron se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Vetëm 11 përqind e të anketuarve do ta mbështesnin pavarësinë e Kosovës si kusht për anëtarësim në BE, ndërsa 81 përqind jo.

Tibor Moldvai, nga Instituti për Çështje Evropiane, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se qytetarët e arsimuar janë më të prirur për të mbështetur idetë që, sipas tij, do të zgjidhnin përfundimisht statusin e Kosovës, qoftë ai pozitiv apo negativ për Serbinë.

“Edhe pse 81 përqind e qytetarëve nuk do të mbështesnin pavarësinë e Kosovës si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE, kur flasim për gjeneratat e reja, ky numër është për 10 deri në 15 përqind më i ulët”, tha Moldvai.

Edhe disa qytetarë në Beograd, të anketuar nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, ndajnë qëndrimin e shumicës që tregon sondazhi i lartpërmendur.

Të pyetur se a do të mbështesnin pavarësinë e Kosovës si kusht për të hyrë në BE, ata thonë ‘jo’.
“Kurrë. Serbia pa Kosovën nuk është askush dhe asgjë”, tha Ilija Zhivkovic.
“Jo, Kosova ka qenë gjithmonë hapësirë e jona”, tha një qytetare tjetër me emrin Lilana.
Gjetjet e sondazhit nuk janë befasuese për Dragan Popovicin, nga Qendra për Politika Praktike në Serbi.

“Kurrë në këtë shoqëri nuk ka pasur debat të vërtetë se përse Serbia e ka humbur Kosovën, çfarë ka ndodhur atje, përse janë thyer lidhjet midis dy shoqërive e të tjera. Në këtë kontekst dhe duke shtuar këtu rritjen e tensioneve dhe forcimin e retorikës patriotike në muajt e fundit, nuk mund të ketë rezultate të tjera të sondazhit”, tha Popovic.

Në javët e ardhshme pritet që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, të shpallë para opinionit propozimin e tij për, siç thuhet, zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Para Prishtinës dhe Beogradit është edhe detyrimi për të nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vesa Luma në Zelandën e Re/ “Nisesh për dreke, përfundon te ... (FOTO)
Previous article Do aplikoni për vizë amerikane? Filloni të kujdeseni për Facebook dhe Instagram-in tuaj

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT