Për çfarë proteston opozita? Për politike apo për banorët, ishte pyetja e sondazhit që AlpeNews.al për më shumë se një javë i shtroi ndjekësëve.
Me përjashtime të vogla, duket se tendeca e tyre ka qënë e njëjta ku me një përqindje goxha të konsiderueshme prej 77.78%, shqiptarët zgjodhën se opozita e “tyre” proteston për politikë.
E në fakt, zhvillimet e fundit në vend këtë e tregojnë mëse qartë. Kujtojmë këtu se opozita me në krye Lulzim Bashën dhe disa deputetë të LSI, prej javësh janë bërë pjesë e protestës së Astirit ndonëse nuk është tamam “lufta e tyre”.
Tentativa ka pasur edhe këto ditë për të qënë pjesë e protestës studentore, por këta të fundit i kanë larguar me thirrjet: Jo politikë.
Alpenews.al sjell në këtë mënyrë sondazhin e përjavshëm, si një produkt i ri i medias tonë online, për ti dhënë mundësinë ndjekësve që të jenë “bashkautorë” në përpjekjen tonë profesionale për fotografimin e opinionit publik, i cili do të ftohet rregullisht që të japi gjykimin e vet për çështje, zhvillimet dhe situatat më të rëndësishme që kalon vendi.
Përgatiti: AlpeNews.al