• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SONDAZHI/ Njohje e Kosovës nga qeveria aktuale serbe? Nga “anojnë” shumica e qytetarëve të Serbisë
Home
Rajon

SONDAZHI/ Njohje e Kosovës nga qeveria aktuale serbe? Nga “anojnë” shumica e qytetarëve të Serbisë

19 May, 2019 F.autor Rajon

Mediat në Serbi vazhdojnë me sondazhe, përmes së cilave po hulumtojnë opinionin publik lidhur me çështjen e Kosovës dhe njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia. Në sondazhin e realizuar nga portali i gazetës “Danas’,  42 për qind e qytetarëve serbë besojnë se qeveria aktuale do ta njohë pavarësinë e Kosovës, kurse  në të njëjtin sondazh në Twitter më shumë se 50 për qind e pjesëmarrësve e thonë të njëjtën gjë.

thaci-Vucic-mog-600x360

 

Në sondazhin  me pyetjen “Si mendoni se do të zgjidhet çështja e Kosovës gjatë mandatit të qeverisë së tanishme?”, në faqen e internetit të gazetës ‘Danas’ kanë votuar 741 qytetarë.

Shumica e pjesëmarrësve në sondazh, ose 42 për qind prej tyre, besojnë se çështja e Kosovës do të zgjidhet me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. 38 për qind e tyre mendojnë se kjo çështje nuk do të zgjidhet gjatë qeverisë së tanishme, kurse 21 për qind e qytetarëve besojnë se do të ndodhë demarkacioni mes Serbisë dhe Kosovës.

Në të njëjtin sondazh të bërë në Tëitter, ku votuan rreth 600 qytetarë, më shumë se 50 për qind mendojnë se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ndërsa, 43 për qind prej tyre mendojnë se do të mbetet status quo lidhur me Kosovën dhe pas qeverisë së tanishme në Serbi, kurse vetëm gjashtë për qind mendojnë se do të ketë demarkacion.

Ndërsa, në sondazhin e kësaj gazete në Facebook “A jeni për demarkacion në mes të Serbisë dhe Kosovës?”, kanë votuar 3,600 qytetarë dhe prej tyre 68 për qind votuan kundër  demarkacionit, kurse 32 për qind e kanë votuar në favor të kësaj ideje.

Deputeti i partisë “Nova Srbija”, Gjorgje vukadinoviq,  duke komentuar rezultatet e anketës, ka thënë se “kështu  si po sillet pushteti, para së gjithash duke pasur parasysh deklaratat e Aleksandar Vuçiqit, kjo tregon se ata janë në kërkim për formën më me pak dhimbje të bëhet njohja e pavarësisë. Qytetarët në sondazhe votuan ashtu pasi nuk e dinë porosinë, respektivisht qëllimin që njohja të ndodhë “.

“Kundër demarkacionint janë ata që kundërshtojnë çfarëdo ndarje të Kosovës, respektivisht ata që janë për Kosovën brenda Serbisë, kjo është arsyeja kryesore, por një tjetër arsye është se njerëzit nuk besojnë shumë në këtë opsion [demarkacion]”, tha Vukadinoviq, përcjell Telegrafi.

Shumë qytetarë e kanë komentuar anketën, duke dhënë mendime të ndryshme mbi këtë temë.

Në një  koment thuhej “Njohja faktike e Kosovës menjëherë, që do të thotë se Serbia nuk do ta pengonte më Kosovën të bëhej anëtare e OKB-së dhe e të gjitha organizatave ndërkombëtare. Një vendim i tillë sigurisht që do të përmirësonte pozitën e serbëve në Kosovë, respektivisht marrëdhëniet midis dy shteteve dhe dy popujve”.

Nga ana tjetër, disa vlerësojnë se Serbia nuk mund dhe nuk guxon të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj.

“Serbia është anëtare e Kombeve të Bashkuara me kufij të qartë, duke përfshirë Kosovën në përbërjen e saj, plus Rezoluta 1244,plus gjysma e globit nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, kështu që ai shtet mund të ekzistojnë vetëm në letër. Nuk do ta kemi më mirë nëse heqim dorë nga një pjesë e territorit, kjo  mund të shkaktojë probleme të reja rreth kufijve”, thotë njëri lexues në komentin e tij.

Disa, megjithatë, besojnë se gjëja më e rëndësishme është të vijë deri te pajtimi mes dy popujve, në mënyrë që të fillohet me zgjidhjen e ndonjë çështje tjetër.

“Unë jam për pajtim mes dy popujve. Që secili te dënojnë kriminelët e vet  dhe pastaj nëse mundemi së bashku,  e nëse nuk mundemi, të ndahem”, ka shkruar një qytetar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHKATËRROHET BERNABEU"/ Jese Rodrigez shënon ndaj "Los Blancos" si në bilardo (VIDEO)
Previous article U ARRESTUA SOT NË TIRANË/ Kush është kosovari i kërkuar në Gjermani? Nga sherri në diskotekë tek… (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT