• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SONDAZHI/ Ja çfarë mendojnë shqiptarët për Shëndetësinë dhe Arsimin
Home
Sociale

SONDAZHI/ Ja çfarë mendojnë shqiptarët për Shëndetësinë dhe Arsimin

9 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në 2009, vetëm 32% të shqiptarëve të kënaqur nga sistemi shëndetësor. Në 2019, 53%, +21%. Standarti i ofruar në arsim. Shqipëria, e para dhe e vetmja ku vleresimi eshte rritur

Një ditë më parë, “Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim” (OECD) publikoi një raport të detajuar i cili skanon arritjet e çdo vendi në pothuajse çdo fushë, nga ekonomia, tek drejtësia, korrupsioni, mirëqeverisja dixhitale, shëndetësia, arsimi e shumë të tjera.

Në përpilimin e raportit, OECD është mbështetur në tre burime të dhënash. Në të dhënat e grumbulluara në mënyrë të pavarur, statistikat zyrtare si dhe në sondazhet e kompanisë së mirënjohur “Gallup International”, që analizon përceptimin publik për shumë elementë kyç.

Duke vlerësuar ndryshimet 10-vjeçare, në fushën e shëndetësisë, OECD vlerëson se: “Në vitin 2019, mesatarisht 52% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor raportojnë se janë të kënaqur me cilësinë e sistemit shëndetësor në vendin e tyre. Kjo është më e lartë se 44% e vitit 2009, por ende më e ulët se mesatarja e vendeve të OECD (69%)”.

Vlerësimi pozitiv i sistemit shëndetësor varion nga më e larta 57% në Kosovë në 46% në Maqedoninë e Veriut, niveli më i ulët.

Megjithatë, ajo që bën më shumë përshtypje është ndryshimi në harkun e dhjetë viteve të fundit.

Raporti tregon se në krahasim me vitin 2009, në Shqipëri ndryshimi është thelbësor. Nëse 10 vjet më parë vetëm 32% e shqiptarëve shpreheshin të kënaqur me sistemin shëndetësor të vendit të tyre, në vitin 2019 janë 53% e shqiptarëve që shprehen të kënaqur me shërbimin që marrin.

Në total, ndryshimi është prej 21%. Ndërkohë, në këtë dekadë, në vende si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, vlerësimi për sistemin shëndetësor ka pësuar regres, me përkatësisht 7% dhe 5%.

Sistemi shëndetësor luan një rol kyç edhe në pritshmërinë e jetëgjatësisë në lindje. Një foshnje e lindur sot në Shqipëri do të jetojë mesatarisht 78 vite, gjatë të cilave do të gëzojë shëndet të plotë për 69 vjet (rreth 80 nëse është femër dhe rreth 76 nëse është mashkull).

Kjo është jetëgjatësia më e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe me një ndryshim prej plot 6 vitesh mesatarisht, me vendin e fundit që është Kosova.

Një tjetër e dhënë e rëndësishme është ajo që analizon vlerësimin e publikut për arsimin.

Bazuar në të dhënat e “Gallup” për 10-vjeçarin e fundit, OECD vlerëson se: “Më shumë se gjysma e qytetarëve të rajonit janë të kënaqur me standartin e ofruar nga sistemi arsimor. Megjithatë, gjatë një dekade vlerësimi për arsimin ka rënë në shumicëne vendeve me mesatarisht 7%”.

Shqipëria është përjashtimi i vetëm, duke qenë i vetmi vend në rajon ku vlerësimi për arsimin është rritur në 59%, një përmirësim prej 10 pikësh.

Cilësia në rritje konfirmohet edhe nga analiza e detajuar e PISA, e cila vlerëson se studentët shqiptarë arrijnë sot rezultate më të mira se më parë, veçanërisht në lëndët ekzakte dhe matematikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROPOZIMI/ Beqaj: E premtja dhe e hëna të jenë pushim! Të ndihmojmë ekonominë pas COVID-it
Previous article KUVENDI/ Gjuzi “nxehet”: Nuk kam çfarë të them për 1 minutë… Ruçi: Faleminderit që na kurseve kohën

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit Aktualitet

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT