• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sondazhi i FBA, Rama sërish në krye: 47% PS; 36% PD; 13% LSI; 4% të tjerat
Home
Shqipëri

Sondazhi i FBA, Rama sërish në krye: 47% PS; 36% PD; 13% LSI; 4% të tjerat

14 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Nëse zgjedhjet parlamentare zhvillohen sot, rreth 630 mijë zgjedhës me banim në Shqipëri nuk janë gati të votojnë për asnjërën nga partitë aktuale.

Numri i pjesëmarrësve do të ishte rreth 130 mijë më i vogël se numri i atyre që morën pjesë në zgjedhjet e vjetshme.

PS-ja do të merrte votat e rreth 47% të zgjedhësve të gatshëm për të votuar sot, PD-ja rreth 36% dhe LSI-ja rreth 13% (partitë e tjera do të merrnin diferencën).

Kështu ka rezultuar nga sondazhi elektronik i këtij muaji, në serinë e sondazheve të zhvilluara kohët e fundit nga Eduard Zaloshnja për revistën Follow Business Albania, e cila publikohet nga firma CROSG®. Konkretisht, të anketuarit iu përgjigjën (përmes klikimit), këtyre dy pyetjeve:

Për kë do të votonit, nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet sot?

1-Asnjë;               2-PS;      3-PD;     4-LSI;     5-P. tjetër;          6-S’e di.

Për kë votuat në qershor 2017?

1-S’votova;         2-PS;      3-PD;     4-LSI;     5-P. tjetër;

Sondazhi u krye me 1350 të anketuar në rang kombëtar, për ta përfaqësuar elektoratin shqiptar sa më mirë, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë sondazh është plus/minus 2.7%

Rënia e pjesëmarrjes duket se ka prekur të gjitha partitë, përveç PD-së, e cila ka regjistruar një fare rritje të përkrahjes (në krahasim me përkrahjen tejet të ulët që pati në zgjedhjet e vjetshme).

Nga analiza e përgjigjeve të të anketuarve, rezulton se tkurrja e përkrahjes është më e theksuar tek partitë e vogla (PDIU, LIBRA, FRD, SFIDA, PSD, etj.).

Për çdo 100 të anketuar që kishin votuar vjet për këto parti, sot janë gati të votojnë për to vetëm 42. Dhe kjo shpjegohet me faktin se disa nga partitë e vogla pothuaj janë shkrirë fare.

Ndër 630 mijë zgjedhësit që nuk janë gati të votojnë për anjërën nga partitë aktuale, rreth 160 mijë janë sot të lëkundur (mes votimit dhe mosvotimit).

Ndër ta, rreth 20 mijë votuan vjet për PD-në,ndërsa rreth 140 mijë të lëkundurit e tjerë votuan vjet për partitë “e majta” (PS, LSI, PDIU, PSD, LIBRA, SFIDA, etj.), ose nuk votuan fare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I shënoi Barcelonës 3 gola,Emmanuel Boateng "shfrenon fantazinë" duke pretenduar "Topin e Artë"
Previous article Britani doli nga BE, por inkurajon 6 vendet e Ballkanit Perëndimor t'i bashkohen për hir të "sigurisë"

Redaktor2

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT