• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SONDAZHI/ Demokratët duan më shumë një koalicion me PS-në, se sa me LSI-në
Home
Shqipëri

SONDAZHI/ Demokratët duan më shumë një koalicion me PS-në, se sa me LSI-në

5 May, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

 Në kulmin e bashkëpunimit në opozitë, baza e Partisë Demokratike është kundër një koalicioni PD-LSI për zgjedhjet e ardhshme.Gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokartike, Instituti i Studimeve Politike ka zhvilluar një anketim duke pyetur 180 delegatë.

Ndërkohë, për marrëveshjen për refomat me Partinë Socialiste numri i atyre që janë kundër është rreth 51 për qind, 2 për qind më pak se ata që kundërshtojnë një aleancë me LSI-në.

“Në kulmin e partneritetit aktiv midis PD e LSI, më shumë se gjysma e delegatëve të PD (54%) janë kundër një koalicioni zgjedhor 2019 dhe 2021 me LSI. Përqindja e atyre që janë pro këtij koalicioni është 37%, pra 2% më pak sesa ata që mbështetin një marrëveshje politike me PS. Preferenca një pakti të ri politik me PS ose vijim të marrëveshjes aktuale me të, në dy rastet është më e lartë sesa koalicioni elektoral me LSI”, thuhet në gjetjen e sondazhit të ISP.

Numri i delegatëve që janë kritikë me marrëveshjen politike Rama-Basha në maj 2017 është 4 për qind më i lartë sesa numri i atyre që japin vlerësime pozitive për këtë marrëveshje. Rreth 90 për qind e të anketuarve duan votim elektronik, ndërkohë që besojnë se votat e PD u blenë në 2017.

“Delegatët u pyetën nëse ende besojnë se votat e PD në zgjedhjet parlamentare 2017 janë blerë duke sjellë humbjen e saj. 83% konfirmuan këtë tezë dhe vetëm 17% mendojnë ndryshe”, shton ISP.

Delegatët janë pro votës së emigrantëve, ndërkohë në masën 93 për qind janë pro një vettingu në politikë. Afërsisht, po kaq është shifra e atyre që mendojnë se në partitë politike ka elementë të korrruptuar, duke përfshirë PD.

Ndryshe nga praktika aktuale e partisë, baza e PD mbështet dukshëm me 83 për qind zgjedhjen e presidentit nga populli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vllaznia bie në fund, Camra zhvlerëson golin e Ribajt
Previous article Është një nga zbulimet e sezonit, por mbrojtësi i Bayern vendos një rekord negativ

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT