• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SONDAZHI/ Bizneset gjermane të kënaqur: Situata në Shqipëri ka ndryshuar
Home
Ekonomi

SONDAZHI/ Bizneset gjermane të kënaqur: Situata në Shqipëri ka ndryshuar

7 May, 2018 F.autor Ekonomi

Bizneset gjermane që kanë investuar në Shqipëri vlerësojnë se situata ekonomike në vend është përmirësuar.

Dhoma Gjermane e Tregtisë publikoi sondazhin e përvitshëm me bizneset anëtare, rezultatet e të cilit kanë qenë më optimiste se vitet e shkuara.

“Pothuajse 2/3 e bizneseve anëtare të dhomës gjermane e vlerësojnë situatën ekonomike në Shqipëri si të mirë ose të kënaqshme.

Shqipëria në vitin 2018 ka marrë në të gjitha aspektet nota më pozitive se sa vitin e kaluar. Vetëm në vitin 2015, vlerësimi ka qenë kaq i lartë sa është për vitin aktual”, tha Hartmut Jarosch, drejtor ekzekutiv DIHA, për Top Channel.

Sipas anketimit, pjesa më e madhe e bizneseve kanë raportuar rritje të xhiros dhe parashikojnë më shumë investime.

“Më shumë se gjysma e të anketuarve pra 56 për qind presin një përmirësim të xhiros që realizojnë nga biznesi i tyre. Vlerësimi i përmirësuar iu bizneseve për gjendjen e tyre financiare reflektohet dukshëm edhe në dëshirën e tyre për të investuar, pasi sipas ankesës më shumë se gjysma e bizneseve parashikojnë se këtë vit do të bëjnë investime më të larta”, shprehet Hartmut Jarosch, drejtor ekzekutiv DIHA.

Paralelisht bizneset kanë raportuar përmirësim edhe në shumicën e tregtuesve të klimës së investimeve, ndërkohë që problematik mbetet sistemi i taksave.

“Barra e tatimeve dhe e taksave ka një vlerësim të përkeqësuar. në fakt zyrat dhe institucionet e tatimeve dhe komplet sistemi i taksave ka marrë një vlerësim më negativ se vitin e kaluar. po ashtu edhe administrata publike përsëri ka marrë një notë pak me negative”, tha Hartmut Jarosch, drejtor ekzekutiv DIHA.

Dhoma Gjermane e Tregtisë përmbledh rreth 90 kompani gjermane dhe austriake, të cilat kanë investime në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trashëgimia e Partisë Socialiste është enverizmi dhe jo e majta
Previous article FILLOJNË SPEKULIMET E PARA/ Emrat e PS për zgjedhjet, kryebashkiakët që mund të ikin dhe të rinjtë që vijnë në 2019

F.autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT