• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SONDAZHI/ 61%, notë jo kaluese Bashës! ‘Nxijnë’ Metën për rolin në Presidencë, 86% kundër tij
Home
Politikë

SONDAZHI/ 61%, notë jo kaluese Bashës! ‘Nxijnë’ Metën për rolin në Presidencë, 86% kundër tij

8 December, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Televizioni Report TV dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, i cili prej 60 vitesh realizon në Itali sondazhe zgjedhore për RAI-n dhe për televizionet më të rëndësishme kombëtare, bënë një marrëveshje për të ndjekur gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri deri më 25 prill 2021.

Sondazhi i parë u transmetua gjatë programit “Repolitix” të drejtuar nga Denis Minga. Temat mbi të cilat do të përqendrohet ky sondazh i parë, i përkasin opinionit të shqiptarëve mbi sjelljet e qeverisë Rama si në reagimin ndaj tërmetit, ashtu dhe menaxhimin e pandemisë, por edhe për tema thelbësore për punën e një qeverie si: lufta ndaj korrupsionit, reforma e Drejtësisë, mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i turizmit, marrëdhënia me mediat etj.

Në rezultatet e para është vënë re se shqiptarët kanë vlerësuar mandatin e dytë qeverisës të kryeministrit Edi Rama, 63% e shqiptarëve vlerësojnë pozitive. Vlerësime të larta ka pasur edhe për procesin e rindërtimit me 65% e shqiptarëve dhe menaxhimin e pandemisë ku 39% e shqiptarëve mendojnë se Qeveria ka bërë punë të shkëlqyer. Rritjen e shifrave të infektuarve, për shqiptarët  61% i vendosin fajin papërgjegjshmërisë individuale, 31% qeverisë. Reforma zgjedhore, integrimi dhe ekonomia pika më dobët e qeverisë dhe dialogu me opozitën janë pikat më të dobëta të qeverisë.

Roli i presidentit, shqiptarët masakrojnë Ilir Metën: Po përdor postin për interesa personale dhe partiake
Presidenti Ilir Meta duket se është më i godituri nga ky sondazh, ku shqiptarët e kanë kritikuar tepër se po përdor rolin e tij për interesa personale dhe partiake. Ndërsa në lidhje me rolin e tij kryesor për balancimin e pushteteve duket se 86 % shprehet se ai  nuk e ka respektuar aspak. Po mbron kushtetutën? Për 85 % e shqiptarëve aspak

Qytetarët të pakënaqur me sjelljen e presidenti Meta, 66% e cilësojnë të keqe

Si e gjykoni sjelljen e Presidentit Meta? Shkëlqyeshëm 3%, mirë 13%, mjaftueshëm 18%, dobët 38%, keq 28%. Qytetarët shprehen tepër të pakënaqur nga sjellja e presidentit IIlir Meta.

Alternativa politike dhe besueshmërinë e lidershipit, shqiptarë shumicë dërrmuese me vlerësim negativ për opozitën

Si i gjykoni këto veprime të kryera nga opozita, nga besueshmëria e lidershipit, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe alternativën politike?Në lidhje me disa prej çështjeve të kryera nga opozita, për alternativën politike që ato ofrojnë, 22% mendojnë se është e mirë, 78% mendojnë se nuk është e mirë. Ndërkohë për raportin e opozitës me median, shtypin, 32% e qytetarëve mendojnë se është shumë i mirë, 66% shprehen se nuk është e mirë ndërsa 2% shprehen nuk e di.

Një shumicë prej 74% të të anketuarve mendojnë se besueshmëria e lidershipit nuk është i mirë, 24% thonë se është e mirë ndërsa 2% thonë nuk e di. 72 % e qytetarëve të pyetur mendojnë se marrëdhënia e ndërkombëtarëve me opozitën e bashkuar nuk është e mirë, ndërsa 28% mendojnë se është shumë e mirë. 73% e qytetarëve të pyetur mendojnë se kontributi i opozitës për reformat nuk është i mirë ndërsa 27 % mendojnë se është i mirë

Mbi 90% e shqiptarëve kundër opozitës për bojkotin e parlamentit dhe djegien e mandateve

Për gjykimin e veprimeve të opozitës ndaj qeverisë, më saktësisht në fokusin e akuzave ndaj qeverisë, 28% e qytetarëve mendojnë se ka qenë e mirë, 71% e tyre mendojnë se nuk është e mirë ndërsa 1% përgjigjen nuk e di.Për organizimin e protestave nëpër sheshe 21% mendojnë se kanë qenë hapa të mirë, 78% mendojnë se nuk është i mirë ndërsa 1% përgjigjen nuk e di. Për ndërprerjen e protestave në sheshe, 24% e të pyeturve mendojnë se ishte një hap i mirë/shumë i mirë, 75% mendojnë se nuk ishte hap i mirë ndërsa 1% thonë nuk e di.

Për djegien e mandateve në parlament, 10% e qytetarëve shprehen se ishte një hap i mirë, 90% mendojnë se nuk ishte një veprim i mirë. Ndërsa për bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit, 8% mendojnë se ishte një hap i duhur, 92% shprehen se ishte i gabuar.

Qëndrimet e opozitës ndaj qeverisë Rama/ Vetëm 6% i japin shkëlqyeshëm Bashës, 61% notë jo kaluese

1607461687_TABELA8.jpgNë lidhje me qëndrimet e opozitës ndaj qeverisë Rama, 6% e qytetarëve mendojnë se ka qenë e shkëlqyeshme ndërsa 18% e të anketuarve gjykojnë se qasja e opozitarëve ka qenë e mirë. 15% e të pyeturve mendojnë se qëndrimet e opozitës ndaj qeverisë janë të mjaftueshëm ndërsa një pjesë e madhe, saktësisht 37% mendojnë se roli i opozitës ka qenë i dobët. Një pjesë e mirë e qytetarëve mendojnë se roli i opozitës ndaj qeverisë ka qenë e keqe.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI NË CHAMPIONS/ PSG-Basaksehir, zbulohet dialogu i plotë mes arbitrave (VIDEO+AUDIO)
Previous article LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Chelsea-Krasnodar. Rezultati 1-1

F.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT