• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOLLI NË JETË FËMIJËN E PËRDHUNUESIT/ Zbardhen detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, si u zbulua shtatzania…
Home
Jetë

SOLLI NË JETË FËMIJËN E PËRDHUNUESIT/ Zbardhen detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, si u zbulua shtatzania…

23 March, 2023 s.autor Jetë

Rasti horror me një vajzë 13-vjeçare në Lakoni, e cila u keqtrajtua dhe solli në jetë fëmijën e përdhunuesit të saj, nisi të zbardhet kur e mitura ngriti dyshime në mjedisin e shkollës.

Mësuesit kuptuan se diçka nuk shkonte me 13-vjeçaren dhe në konsultim me drejtorin e shkollës, vajza 13-vjeçare iu nënshtrua analizave të gjakut si pjesë e një kontrolli të supozuar mjekësor parandalues ??për të gjithë fëmijët në shkollë. Aty ajo u zbulua se ishte shtatzënë.

Sipas “Lakoniko Tipo” mjeku në fjalë ka hartuar dhe dërguar një raport të shoqëruar me rezultatet e analizave në Prokurorinë e Gytheios duke informuar për gjendjen e 13-vjeçares.

Mobilizimi i autoriteteve ka qenë i menjëhershëm, ku 13-vjeçarja është larguar nga ambienti familjar dhe është transferuar në një maternitet në Athinë pasi gjendja e saj për shkak të moshës ishte kritike.

E mitura i përket një familjeje greke, me gjashtë fëmijë, ku sipas dëshmive kanë jetuar të lënë pas dore, ndërsa banorët e zonës e kanë ndihmuar familjen me gjërat e nevojshme dhe veshmbathje. Babai i familjes ndodhet në burg për një çështje droge.

Pas lindjes së vajzës 13-vjeçare, nga organet kompetente ka nisur procesi i birësimit të foshnjës, ndërkohë që pritet konkluzioni zyrtar për atësinë e foshnjës. Vajza 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga një i afërm i saj, duke mbetur shtatzënë. Në fakt, vajza dyshohet se është abuzuar edhe pas lindjes nga një tjetër i afërm që e ka pritur në Athinë.

Megjithatë, në dëshminë e saj të parë, 13-vjeçarja ka treguar dy të huaj, të cilët dyshohet se e kanë dhunuar, pa përmendur përdhunimet nga dy të afërmit e saj. Të dy të huajt janë arrestuar. Ata pranuan se kishin kryer marrëdhënie me 13-vjeçaren, megjithatë mohuan akuzën e përdhunimit, duke theksuar se gjithçka ishte bërë me vullnetin e saj.

Në një deklaratë që pasoi në shkurt 2023 , e mitura tregonte edhe njërin nga dy të afërmit, i cili dyshohet se e ka përdhunuar dhe dyshohet se është edhe babai i fëmijës së saj. Siç bëhet e ditur, i afërmi i të miturës dyshohet se përdorte substanca për të kryer veprimet e tij të tmerrshme. Sipas informacioneve, ky person po mbahet në burg dhe për një tjetër vepër penale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DRROGËN E MERRNIN NGA FUSHË-KRUJA"/ Detaje nga grupet kriminale, ja zonat kryesore ku vepronin në Tiranë
Previous article LUIZI I KAP ME DUAR FYTYRËN JORIT DHE AFROHET TA PUTHË/ Kiara s'duron dot nga xhelozia: Ça ishte ajo

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT