• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOLIDARITETI/ Zvicra zgjeron mbështetjen për njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri
Home
Politikë

SOLIDARITETI/ Zvicra zgjeron mbështetjen për njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri

4 December, 2019 k.autor Politikë

Misioni i dërguar nga qeveria zvicerane në përgjigje të tërmetit në Shqipëri zgjeron operacionet e tij duke shkuar direkt tek njerëzit e ndikuar. Linja e parë e veprimit fokusohet në kontrollet e qëndrueshmërisë së ndërtesave përmes inxhinierëve të strukturave. Linja e dytë e veprimit është mbështetja për strehimin.

“Shumë njerëz në zonat rurale janë dëmtuar nga tërmeti. Ata nuk kanë vend tjetër ku të rrinë dhe i duhet të mbeten pranë banesave dhe pronave të tyre. Zvicra po siguron çadra familjare në këto zona në mënyrë që njerëzit t’i vendosin pranë shtëpive të tyre”, tha Sebastian Eugster, drejtues i ekipit të misionit humanitar nga Ministria e Jashtme e Zvicrës.

Maminasi ishte vendndodhja e parë ku iu dorëzuan çadra autoriteteve vendore dhe ku ekipi asistoi në ngritjen e tyre. Ata trajnuan përfaqësues vendore mbi mënyrën e vendosjes dhe mirëmbajtjen e çadrave.

“Ekipi i ekspertëve zviceranë ka shpërndarë çadra dhe material në kohë rekord dhe ata kanë udhëzuar autoritetet vendore se si të vazhdojnë të asistojnë njerëzit në nevojë në ditët që pasojnë. Përmes një koordinimi eficient me Ambasadën tonë, projektet tona dhe autoritetet vendore, ekspertët zviceranë po sigurojnë lehtësim të ndjeshëm për shumë qytetarë”, tha Patrik Meier, Zv. Kreu i Ambasadës së Zvicrës në Tiranë, i cili ishte i pranishëm në Maminas.

Në total misioni zviceran po jep 100 çadra të kompletuara për dimër. Ekipi dorëzoi 70 çadra me 280 krevate në zonat rurale në Kurbin ndërsa në rajonin e Durrësit 30 çadra dhe 130 krevate. Gjithashtu, pjesë e pajisjeve janë batanijet dhe mbulesa, të cilat sigurojnë komoditetin e duhur si dhe rezistencë ndaj motit të keq. Për shumë njerëz të cilët janë strehuar në lloje të ndryshme ndërtesash, ekipi zviceran po siguron krevate dhe batanije.

Linja e tretë e veprimit është sigurimi i asistencës financiar për familjet e prekura nga tërmeti. Kjo do të bëhet në bashkërendim me qeverinë dhe bashkitë. Kjo asistencë do të mundësojë që shtëpitë më të prekura të mund të përballojnë nevojat urgjente. Misioni zviceran aktualisht po vlerëson se si ta zbatojë këtë metodë pilot, të shpejtë, dhe të bazuar në nevojat.

Zvicra ka mbështetur zhvillimin e Shqipërisë për më shumë se 20 vite përmes një programi të gjerë bashkëpunimi në shumë nga reformat e vendit. Kjo mbështetje do të vazhdojë dhe po diskutohen mundësitë e adaptimit të programit si përgjigje ndaj tërmetit.

Asistenca në emergjenca dhe fatkeqësi vjen si zgjerim i angazhimit aktual zviceran. Në përgjigje ndaj emergjencës së tërmetit të 26 Nëntorit ekipi humanitar zviceran dhe Ambasada zvicerane po bashkërendojnë me autoritetet qendrore dhe vendore, si dhe me donatorë të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA BELGJIKA/ "Zikaltërit" gati 4 milionë euro për yllin e Napolit...
Previous article MESAZH TË QARTË PËR MOURINHO DHE TOTTENHAM/ Flet Bale: Kërkon të fitojë trofe, por...

k.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT